Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi tekstin e Propozim-ligjit që dita e diel – të jetë ditë jo pune dhe teksti i miratuar i këtij Ligji të dërgohet për miratim në Kuvend.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, theksoi se kjo zgjidhje ligjore është plotësimi i premtimit para qytetarëve të cilën Qeveria e vendosi si prioritet në Programin e saj, ndërsa e cila u parapri nga konsulta dhe analiza të gjera me sindikatat dhe punëdhënësit.
“Dita e diel bëhet ditë jo pune dhe me këtë bëjmë edhe një hap drejt avancimit të të drejtave të punonjësve dhe të drejtës sociale dhe e vazhdojmë kujdesin dhe mbështetjen për punonjësit si prioritet i këtij koalicioni qeveritar.
Në fokus të vëmendjes sonë ishte rëndësia e ekuilibrit mes jetës profesionale dhe asaj private, si një element i domosdoshëm në jetën e punonjësit. Ky ekuilibër kontribuon që punonjësi të jetë më efikas dhe i motivuar në punë, ndërsa nga ana tjetër të ketë një jetë private - familjare dhe shoqërore, e cila plotëson nevojat e tyre dhe të të dashurve të tyre”, theksoi Kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas miratimit të Propozim-ligjit për ditën e diel ditë jo-pune.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, theksoi se Ligji parasheh që dita e diel ditë jo pune për të gjithë punonjësit, përveç një pjese nga punonjësit në veprimtaritë ku procesi i punës nuk mund të ndërpritet. Por, edhe për këta punonjës kjo zgjidhje ligjore do të thotë avancim i të drejtave të punonjësve.
"Këta punonjës do të marrin mëditje të paktën 50% më të lartë se paga e rregullt. Për më tepër, ata do të marrin një ditë pushimi që do ta përdorin në shtatë ditët e ardhshme. Zbatimi i ligjit do të kontrollohet nga Inspektorati Shtetëror i Punës”, nënvizoi ministrja Shahpaska.
Ajo informoi se ata punëdhënës që do të punojnë të dielën, duhet të raportojnë punën në Inspektoratin Shtetëror të Punës, si një organ kompetent për kontrollimin e zbatimit të ligjit.
"Punëdhënësit që shkelin ligjin u ndalohet të punojnë për 15 ditë dhe lëshohet një urdhër pagese për kundërvajtje. Nëse punëdhënësi përsërit të njëjtën vepër penale brenda një viti, ndalimi i punës do të jetë 30 ditë. Gjatë periudhave të ndalimit të punës, punëdhënësi do të jetë i detyruar t'u paguajë punëtorëve kompensim në shumën e pagës së paguar muajin e kaluar, dhe në të njëjtën kohë, ajo nuk duhet të zvogëlojë numrin e të punësuarve", tha ministrja Shahpaska.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, theksoi se ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune kërkojnë ndryshime në Ligjin për tregti, me qëllim krijimin e zgjidhjeve ligjore për mbrojtje më të madhe të së drejtës për pushim javor të dielave dhe festave dhe eliminimin e abuzimeve të mundshme në drejtim të sigurimit të shfrytëzimit të kësaj të drejte.
Përveç Ligjit për marrëdhënie të punës, Ligji për tregti përcakton të dielën si një ditë jo pune për të gjithë, përveç përjashtimeve të caktuara për të cilat lejohet puna të dielën dhe gjatë pushimeve.
Me propozim-ligjin janë paraparë këto përjashtime për të cilat propozohet të lejohet të punojnë të dielën dhe gjatë festave:
-shitore të specializuara ose kioske për shitjen e akulloreve, ëmbëlsirave, apetisanëve, luleve, suvenire, filigran, gazeta dhe cigare, në vendet turistike të përcaktuara me Ligjin për veprimtari turistike;
-shitoret në pompat e benzinës në kuadër të së cilave kryhet tregti në pakicë, kryesisht me ushqim, pije dhe duhan;
-shitoret, kiosket dhe stendave në qendrat tregtare (molleve) që kanë hapësirë minimale efektive për tregti në pakicë prej 10.000 m2;
-stenda dhe kioske ku shitet mall gjatë ngjarjeve sportive, festivale dhe manifestime, panaire dhe gjatë projeksionit publik të veprave kinematografike dhe;
-shitore për tregti në pakicë me ushqim (pa pemë dhe perime), pije dhe duhan, ku tregtia kryhet personalisht nga pronari i shitores.
Ministri Bekteshi theksoi se Propozim-ligji për tregti parashikon rritjen e pagës për punë ditën e diel dhe gjatë festave, të cilën punëdhënësi (tregtarët) do të duhet t'u paguajnë punëtorëve të paktën 100%, për çdo orë të kaluar në punë .
Gjithashtu, për subjektet tregtare që do të punojnë të dielave dhe festave, përcaktohet një kompensim në lartësi prej 2% të të ardhurave totale të realizuara në vitin paraprak, të dielave dhe festave, fonde që do të investohen në kopshte për fëmijë në përputhje me ligjin.
Zgjidhja ligjore dita e diel – ditë jo pune bëhet realitet. Kjo zgjidhje ligjore fillon me implementim prej më 1 tetor këtë vit.