“Programi për bashkëpunim i Zvicrës me Maqedoninë e Veriut 2021-2024, vazhdon të jetë shprehje e përkushtimit të fuqishëm të këtij vendi miqësor për ta vazhduar mbështetjen e zgjidhjes së sfidave të mbetura të përcaktimit tonë politik, politikave tona sociale dhe ekonomike, veçanërisht tani në periudhën post-kovid”, tha Kryeministri Zaev në promovimin e sotëm të Programit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.
Kryeministri Zaev shprehu mirënjohje, në emër të tij dhe në emër të Qeverisë, për kujdesin dhe prioritetet e përcaktuara në Programin për bashkëpunim të Zvicrës me Maqedoninë e Veriut 2021-2024, të cilat siç tha “janë veçanërisht relevante për zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve” dhe shtoi se theks të veçantë nga fushat kryesore të Programit kanë temat që Qeveria i ka identifikuar si një përparësi për prosperitetin e vendit me fokus në: luftën kundër korrupsionit, ofertat për migrimin e ekonomisë gro në rrjedhat ligjore ekonomike, digjitalizimi dhe ndryshimet klimatike.
"Mbështetja financiare prej 65 milionë frangave zvicerane për Programin e Bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut 2021-2024 u krijua në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike, me institucionet e vetëqeverisjes qendrore dhe lokale, me partnerët në shoqërinë civile dhe sektorin privat. Zvicra ka përvojë dhe ekspertizë përkatëse në të gjitha këto fusha", tha Kryeministri Zaev, duke nënvizuar disa nga përfitimet e Programit Zviceran për Bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në fushën e menaxhimit demokratik si më afatgjatë.
“Falë mbështetjes së Zvicrës, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i përforcoi kapacitetet për punë, një numër i madh i anëtarëve të këshillave komunalë në pothuajse të gjitha komunat në vend fituan njohuri dhe aftësi për të krijuar më mirë buxhetet komunale dhe për mbikëqyrjen e shpenzimeve të buxhetit dhe si veçanërisht e rëndësishme, është rritur dukshëm besimi në organizatat e shoqërisë civile përmes projekteve për qasjen e punës së këtyre organizatave me qytetarët. Falë projekteve të mbështetura nga ky program, sot kemi transparencë dhe përgjegjshmëri më të madhe të institucioneve të qeverisjes qendrore dhe lokale, disa mijëra vende pune, si dhe qasje në ujë cilësor për mbi 100 mijë qytetarë në disa komuna", konkludoi dhe u shpreh i bindur për kontributin më efikas në pranimin dhe zbatimin e praktikave më të mira për zhvillimin e mëtejshëm.
Në promovimin e Programit pëe Bashkëpunim të Zvicrës me Maqedoninë e Veriut 2021-2024, të organizuar nga Ambasada Zvicerane në vend, ambasadorja e Zvicrës Sibill Zuter Tehada dhe zëvendësambasadori, Lusien Egeter, morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Kuvendit , Goran Misovski, drejtoresha e Qendrës për Hulumtim dhe Krijim të Politikave Marija Risteska, kryetarja e Klubit të Punës Maqedonia e Veriut – Zvicër, Jasminka Taleska dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme dhe organizatave.