Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe me kryetarin e Komunës, Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumovski, sot e lësuan në përdorim sallën e re bashkëkohore të sportit në Shkollën Fillore Komunale "Joakim Kërçoski" në fshatin Vollkovë në Komunën Gjorçe Petrov.
Me ndërtimin e saj, prej në shtator rreth 400 nxënës nga fshatrat Vollkovë, Orman dhe Kuçkovë, më në fund do të fitojnë kushte kompetente për arsim fizik, si pjesë kyçe nga angazhimi për zhvillimin e shëndetshëm dhe të plotë të të rinjve.
"Për ne si Qeveri investimet në sport, veçanërisht në objektet sportive në shkolla, është shumë i rëndësishëm faktori për zhvillimin e shoqërisë progresive dhe gjithëpërfshirëse drejt së cilës synojmë të arrijmë të gjithë. Sporti mundëson ndërveprimin shoqëror dhe ka një ndikim pozitiv në ndërtimin e parimeve themelore etike, veçanërisht në mesin e popullatës së re", tha Kryeministri Zaev në deklaratën për media.
Zaev rikujtoi se shkolla fillore "Joakim Kërçoski", që është themeluar në vitin 1959 në fshatin Vollkovë, deri më tani nuk kishte sallë të sportit, ndërsa nxënësit orën e edukatës fizike dhe arsimin shëndetësor e realizonin në klasë të adaptuar për aktivitete të tilla.
"Pas 60 viteve mësim në kushte të improvizuara, kjo Qeveri e njohu rëndësinë e nevojës për ndërtimin e një objekti të ri bashkëkohor të sportit dhe këtë nevojë e vendosëm në prioritetet e larta të buxhetit. Në këtë rast dua të theksoj se një prej prioriteteve të kësaj Qeverie është të rritet numri i të rinjve që merren me sport për 30%. Për këtë qëllim planifikojmë ndërtimin e sallave të sportit në më shumë shkolla ku të njëjtat mungojnë", theksoi Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev.
Në bashkëpunim dhe me mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në maj të vitit 2019, filluan punët ndërtimore në këtë sallë të sportit. Për këtë sallë përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga Buxheti i Maqedonisë së Veriut janë ndarë 22.800.000, ndërsa komuna për pastrimin dhe rregullimin e hapësirës ndau 4.000.000 denarë.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska tha se përveç sjelljes së programeve mësimore cilësore dhe bashkëkohore dhe përforcimin e kuadrit mësimor, gjatë periudhës së fundit MASH-i po punon me tempo të përshpejtuar për përmirësimin e kushteve në shkolla, përmes zgjerimit të ndërtimit dhe rikonstruimin e objekteve shkollore dhe sallave të sportit.
"Me të vërtetë më vjen mirë që SHFK "Joakim Kërçoski" në Vollkovë pas disa dekadave pritje, fiton një sallë tërësisht të re dhe bashkëkohore. Me këtë investim kapital krahas asaj që sigurojmë kushte të shkëlqyeshme për mbajtjen e mësimit të lëndës edukatë fizike dhe arsim shëndetësor, njëkohësisht i nxit nxënësit për interesim më të madh për marrjen me sport dhe aktivitete sportive.
Në Komunën Gjorçe Petrov, MASH-i fillon të punojë edhe me dy investime me vlerë totale prej 50 milionë, afati i të cilës realizohet është 20 muaj. Po bëhet mbindërtimi i shkollës "Dimitar Pop Georgiev Berovski" në lagjen Hrom dhe në degën e SHFK "Tihomir Milloshevski" nga Novo Sello, me ndërtimin e klasave dhe kabineteve të reja, ndërsa do të vendosen edhe ashensorë, gjë që mundëson qasje për personat me nevoja të veçanta", tha Carovska.
Kryetari i Komunës, Aleksandar Naumovski nga ana e tij theksoi se Komuna Gjorçe Petrov në pjesën rurale deri më tani ka investuar gati se shtatë milionë euro, bashkë me Qeverinë dhe se po punohet për investime që nuk mbahen mend me vite dhe të cilat zgjidhin problem shumë të gjatë për qytetarët e Komunës.