Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, zëvendësministri për Punë dhe Politikë Sociale, Enver Husein dhe kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Nuamoski, sot kryen inspektimin e punëve përfundimtare ndërtimore të kopshtit të ri në Vollkovë.
Me ndërtimin e këtij kopshti zgjidhet problemi dekador i moskujdesit dhe neglizhimit të kësaj pjese të Shkupit, ku pothuajse çdo vit rreth 600 fëmijë mbesin jashtë procesit të kujdesit dhe edukimit në institucionet parashkollore për shkak të mungesës së hapësirës dhe kopshteve të reja.
Kopshti për fëmijë është ndërtuar në formë rrethore në stilin e arkitekturës organike moderne. I njëjti përbëhet nga një atrium rrethor qendror (oborr) me efikasitet të plotë energjetik dhe infrastrukturë për t'u kujdesur për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe aftësi të kufizuara fizike.
Projekti është financuar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale me grant në vlerë prej 73.800.000 denarë, me bashkë-financim nga Komuna Gjorçe Petrov në vlerë prej shtatë milionë denarë.
Hapja e kopshtit të ri për fëmijë do ta bëjë jetën më të lehtë për të paktën 175 familje në Vollkovë. Por në të njëjtën kohë, kjo do të thotë punësime të reja për të paktën 50 edukatorë, kujdestarë, personel teknik.
Kopshti i ri do të relaksojë kushtet hapësinore të fëmijëve që tashmë shkojnë në kopshtet për fëmijë ekzistuese në Komunë dhe do të sigurojë kushte shumë më bashkëkohore për kujdesin ndaj fëmijëve.
Pritet që kopshti në Vollkovë të lëshohet në përdorim deri në fund të vitit.