Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, Majlinda Bregu, sot në Ohër, në margjinat e Prespa Forum Dialog, dërguan mesazh me rastin e heqjes së roaming tarifave mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.
Në mesazhin e tij Kryeministri Zaev shkruan:
“Ia dolëm! Prej sot qytetarët tanë mund të komunikojnë për 0 denarë në roaming.
Ky është mesazh të cilin bashkë me selfie e dërguam me Majlinda Bregun miqve tanë në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
Inspiruar nga Bashkimi Evropian, vendosëm dhe krijuam ambient ku të gjithë qytetarët tanë do të munden që në mënyrë të sigurt t’i shfrytëzojnë celularët e tyre të flasin, të dërgojnë mesazhe dhe të shfrytëzojnë internet në të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor pa shpenzime shtesë.
E realizuam idenë për të cilën ramë dakord në vitin 2019 për ta lehtësuar ndërlidhjen mes qytetarëve tanë, mes biznesmenëve, bashkësia akademike dhe të rinjtë dhe ta përshpejtojmë përparimin drejt ndërlidhjes së rajonit.
Ky është sukses i yni i përbashkët dhe bashkim i iniciativave për shërbime më të mira për qytetarët tanë dhe për përshpejtimin e avancimit ekonomik të rajonit.
Me këtë jemi hap para kyçje ndaj konceptit “Roaming si në vend” me vendet e Bashkimit Evropian.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, në mesazhin e saj në këtë promovim të përbashkët për 0 roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me Kryeministrin Zaev theksoi:
“Po, sot është ditë historike, ne jemi në zonë roaming – fri për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. KBR luajti rol të rëndësishëm në këtë proces, por nuk do ta arrinim qëllimin pa liderët e rajonit, përkushtimit të tyre dhe bashkëpunimit, bashkë me partneritetin nga Komisioni Evropian. Nga kjo ditë, i shlyemë kufijtë, barrierat dhe tarifat në telefonat tanë celularë. Siç theksoi edhe Kryeministri Zaev, sfida e ardhshme është të fillojmë bisedimet me Bashkimin Evropian dhe të ulim çmimet në roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, konkludoi Bregu.