Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kryetari i Komunës së Ohrit, Kostadin Georgievski sot inspektuan aktivitetet e shërbimeve komunale të ndërmarra për përmbushjen e rekomandimeve të UNESKO-s dhe dispozitave nga Plani për menaxhimin me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit, në pjesën e rregullimit dhe menaxhimit të bregdetit.
Në vazhdim të kumtesës e përcjellim deklaratën e Kryeministrit Zaev në tërësi:
"Sot jemi këtu për të dëshmuar angazhimin serioz të Komunës së Ohrit në përmbushjen e rekomandimeve të UNESKO-s dhe dispozitave nga Plani për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit, në fushën e rregullimit dhe menaxhimit të bregdetit.
Ajo tanimë është e dukshme në terren.
Komuna e Ohrit, me mbështetjen e fortë të të gjitha institucioneve kompetente të pushtetit qendror,tregoi vullnet, kapacitet dhe gatishmëri për zbatimin e detyrimeve të saj për heqjen e ndërtimeve të paligjshme në plazhe.
Në rrjedhë është procesi me të cilin i jepet fund kaosit shumëvjeçar, abuzimeve dhe uzurpimeve të zonës më atraktive nga zona mbrojtëse.
Pothuajse tërësisht janë pastruar plazhet nga Peshtani deri në hotel Metropol. Janë hequr platformat e paligjshme, bazamentet dhe muret e materialeve të ndryshme ndërtimore. Janë zbuluar dhe hequr një numër i madh i tubave dhe gropave të paligjshme të kullimit nga të cilat janë derdhur ujërat e zeza drejtpërdrejt në Liqenin e Ohrit.
Tani zhvillohen aktivitete me të cilat Komuna e Ohrit do t’i sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme për përdorimin e papenguar të plazheve nga qytetarët dhe turistët.
Ekipet e ndërmarrjeve publike komunale këto ditë intensivisht kryejnë aktivitete për pastrimin dhe rregullimin e plazheve. Është bërë spërkatje me rërë autoktone në disa lokacione.
Po kryhet rivitalizimi i hapësirës, për të cilën në mënyrë më të detajuar do të informohet kryetari i komunës.
Më lejoni që të potencoj. Komuna e Ohrit për këto aktivitete ka dhe merr të gjithë mbështetjen dhe asistencën. Vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për interesat e Ohrit si qendër kulturore dhe turistike dhe të ruajmë pasurinë e paçmuar për brezat e ardhshëm.
Ohri dhe rajoni i Ohrit është atraksion turistik dhe për shkak të shtypit të UNESKO-s.
Pavarësisht nga vendimi i Komitetit të Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore të UNESKO-s në lidhje me statusin e zonës së mbrojtur që është në pronësi të Rajonit të Ohrit, ne qëndrojmë fort në qëndrimin që përcaktimi jonë për të rregulluar këto kushte është i palëkundur dhe i plotë.
Më lejoni t'ju përkujtoj se propozim vendimi bazohet në Raportin e UNESKO-s për gjendjet deri në janar 2020 dhe ne që atëherë deri më sot kemi arritur rezultate të konsiderueshme në drejtim të përmbushjes së të gjitha rekomandimeve.
Përveç rekomandimeve të UNESKO-s, prapa përpjekjeve tona qëndron ligji, e drejta dhe rregulloret që duhet të respektohen.
Si pjesë e detyrave të mëtejshme që dalin nga Plani për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit, janë paraparë aktivitete që janë të nevojshme për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm të rajonit dhe për forcimin e kapacitetit institucional për menaxhimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit ".