“Sa më stabile dhe të fuqishme janë lidhjet transatlantike, Ballkani Perëndimor është më i fuqishëm, më stabil dhe me më shumë prosperitet dhe prandaj angazhimi i përbashkët i SHBA-ve dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor la rëndësi thelbësore”, potencoi mesa tjerash Kryeministri Zaev në panelin e kryeministrave me temë "Rivendosje e sinergjisë midis BE-së dhe SHBA-ve drejt Ballkanit Perëndimor", në “Forumin e Prespës për Dialog” në Ohër.
Kryeministri Zaev në atë drejtim theksoi se është i bindur se lidhjet trans-atlantike duhet të jenë transformuese, në mënyrë që të sigurohen përgjigje për çdo sfidë me të cilën të gjithë do të përballemi në të ardhmen. Kjo përgjigje duhet të jetë unanime, e fuqishme, e qëndrueshme, e shpejtë dhe vendimtare, tha Zaev.
"Samiti i suksesshëm i fundit i NATO-s, me miratimin e dokumentit strategjik NATO 2030, përsëri përkushtohemi në parimet themelore të Aleancës dhe partneritetit me aktivitetet politike dhe veglat praktike. Një ditë më vonë, pas Samitit të NATO-s, Samiti BE-SHBA dëshmoi se këto lidhje transatlantike duhet të jenë më të forta, më të qëndrueshme,më efektive, gjithëpërfshirëse dhe me dialog të rregullt dhe vendosje të një agjende të përbashkët transatlantike për epokën pas KOVID-19", Theksoi Kryeministri Zaev.
Bota ka ndryshuar ndjeshëm, vazhdoi ai, duke shtuar se ne duhet të jemi në gjendje të përshtatemi me ndryshimet dhe ta bëjmë atë shpejt, dhe se çdo krizë me të cilën përballemi duhet të përdoret si një mundësi për të forcuar këto lidhje dhe një prej tyre është sigurisht zgjerimi i BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, një proces që mbështetet fuqimisht nga SHBA-të.
"Duhet të them se vitin e kaluar, pas vendimit në mars të vitit 2020 për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut, për fat të keq, për shkak të pozitës joprincipiele të fqinjit tonë Bullgarisë, konferenca e parë ndërqeveritare nuk u mbajt", tha Kryeministri Zoran Zaev.
Maqedonia e Veriut, rikujtoi Kryeministri Zaev, bëri një hap para me vizitën e tij në Sofje disa javë më parë, por fatkeqësisht, përkundër mesazheve të qarta nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, që tani është koha për të bërë një hap para, kolegët tanë bullgarë nuk arritën të mbledhin mjaft forcë dhe zë për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut në BE.
"Pavarësisht pritjeve tona të përmbajtura, vendimi i BE-së për të mos caktuar konferencën e parë ndërqeveritare ishte një zhgënjim i madh si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë. Ishte një mossukses i madh në politikën e zgjerimit të BE-së dhe një mesazh shumë i keq për të gjithë rajonin. BE-ja nuk e përmbushi premtimin", përfundoi Kryeministri Zaev.
Lidhur me vendimin e BE-së për të mos aprovuar fillimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në panel theksoi se të dy vendet vazhdojnë të jenë edhe më të angazhuar në rajon me një intensitet të ri, pa qenë në depresion ose të frustruar nga vendimi i BE-së.
“Ne e zgjodhëm atë rrugë sepse është rruga e vetme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky nuk është proces në të cilin i vendosni në anije të dyja vendet dhe i çoni drejt Brukselit. Ky është proces në të cilin realizojmë standarde, plotësuam kritere për të filluar bisedimet për anëtarësim dhe përmes këtij procesi të jemi të përgatitur për anëtarësim në BE”, tha Kryeministri Rama.
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq tha se vendet e rajonit vazhdojnë me reformat dhe procesin e përgatitjeve për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
“Isha e lumtur kur arrita në Rajonin e Ohrit dhe kur më erdhi mesazh se nuk kam shpenzime për roaming. Ky është përfitim i madh për qytetarët. Kështu ata ndjehen më së mirë kur bëjmë diçka për ta. “Forumi i Prespës për Dialog” është ide e mrekullueshme që e feston Marrëveshjen e Prespës që na mësoi të kthehemi drejt të ardhmes”, potencoi Kryeministrja e Serbisë Bërnabiq.
Në panelin e kryeministrave në temë "Rivendosje e sinergjisë midis BE-së dhe SHBA-ve drejt Ballkanit Perëndimor", fjalim mbajti edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të kenë durim dhe të mbajnë shpresë për integrimin e tyre në BE sepse nuk kanë alternativë tjetër.
“Në 4 vitet e fundit kemi shans të mirë sepse SHBA-të kanë President që njeh rajonin dhe sepse e paralajmëroi interesin e tij për kthim në Evropë dhe rajon”, tha Kryeministri i Kosovës, Kurti.
Zoran Tegeltija, kryesues i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, nga ana e tij theksoi se krahas zhgënjimeve nga vendimi i Brukselit për të shtyrë zgjerimin me vendet abetare të Ballkanin Perëndimor, në Bosnjë dhe Hercegovinë anëtarësimi në BE dhe NATO mbetet më lartë mes prioriteteve të qytetarëve. përparësive të qytetarëve. Anëtarësimi në BE dhe NATO.
Në pritje të vendimeve nga Brukseli, tha Tegeltija, “Shengeni” rajonal është opsion q mund t’i jep shumë përparësi rajonit dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në panelin e kryeministrave me temë "Rivendosje e sinergjisë midis BE-së dhe SHBA-ve drejt Ballkanit Perëndimor", në “Forumin e Prespës për Dialog” folën edhe ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbignjev Rau dhe Aleksandar Shalenberg, ministër Federal për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme të Republikës së Austrisë, të cilët potencuan se presin që bashkëpunimi mes SHBA-ve dhe BE-së do t’i bëjë më të parashikueshme ngjarjet dhe proceset në Evropë dhe kjo përfshin edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Në fund të panelit mbajti fjalim edhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Majlinda Bregu, e cila informoi se krahas mesazheve dëshpëruese nga Brukseli me të cilat ngadalësohet zgjerimi i BE-së, prej kur filluan proceset e iniciuara nga Procesi i Berlinit për bashkëpunim më të madh rajonal, mbështetja e madhe nga BE-ja mes qytetarëve të Ballkanit Perëndimor u rrit për 6% shtesë.
Ajo shtoi se 70% e qytetarëve nga rajoni konsiderojnë se bashkëpunimi mes fqinjëve dhe përforcimi i bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor është rruga e vërtetë për arritjen e standardeve nga BE-ja dhe për përshpejtimin e proceseve eurointegrues në vendet e rajonit.