Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mori pjesë në fillimin e punës së tregut të ri të qytetit në Vinicë si përgjigje e interesit të shprehur të qytetarëve të Komunës.
“Si një nga projektet më të rëndësishme kapitale për qytetarët e komunës dhe për të gjithë zonat përreth, ndërtimi i tregut të qytetit në Vinicë është me interes për rajonin, pasi që është padiskutueshme që të krijohet qendër tregu që do të jetë me interes për prodhuesit bujqësorë dhe tregtarët e gjithë rajonit. Bëhet fjalë për ndërtimin e një tregu të qytetit i cili ka një pjesë të mbuluar dhe të hapur dhe i cili tani po bëhet realitet, edhe pse ishte premtuar shumë herë më parë," tha Kryeministri Zaev në ngjarjen në Vinica.
Në të gjitha pjesët, shtoi Kryeministri Zaev, projekti parashikon funksionalitet optimal për objekte të tilla dhe me zbatimin e të gjitha standardeve të nevojshme për këtë lloj të objekteve që kujdesen për nevojat shoqëruese të qytetarëve siç janë hapësira për parkim dhe qasja miqësore për personat me aftësi të kufizuara.
“Tipar i dukshëm i projektit për tregun e qytetit është vlera e tij arkitektonike që do ta bëjë projektin një nga më të njohurat në qytet", tha Kryeministri Zoran Zaev në ngjarjen me rastin e shënimit të fillimit të punës ndërtimore në tregun e qytetit në Vinica .
Si Qeveri, tha Kryeministri Zaev, u obliguam që të përforcojmë decentralizimin, të mundësojmë transferimin maksimal të mundshëm të kompetencave nga niveli qendror në atë lokal dhe këtë ta bëjmë me transferim adekuat të fondeve për zbatimin e tyre.
“Me projektin që propozoi Komuna e Vinicës dhe të cilin Qeveria e pranoi të financojë me fonde nag programi TAV, do të zëvendësohen tubacionet e vjetra të ujit me tuba të rinj polietileni, me të cilat do të përmirësohet cilësia e ujit të pijshëm dhe do të sigurohet mbajtja afatgjate e rrjetit të furnizimit me ujë”, theksoi Kryeministri Zaev në fjalimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore lokale, rrjetin e ujësjellësit, ndërtimin e objekteve sportive dhe e gjithë kjo për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për mbështetjen e zhvillimit ekonomik.
Kryetari i Komunës së Vinicës, Ivica Dimitrov në fjalimin e tij theksoi se investimet kapitale, investimet në projekte infrastrukturore në nivel lokal janë parakusht për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë dhe mbeten prioritet për të si kryetar komune.
Vlera e këtij projekti kapital është 29 milion e 300 mijë denarë, i njëjti do të mbulojë një sipërfaqe prej 1810 m2, në 2 nivele, të përbërë nga një pjesë e hapur dhe e mbyllur ”, njoftoi kryetari i komunës, Dimitrov.