Zaev dhe Shahpaska: 1.100 persona shtesë do të përfshihen me Propozim-ligjin e ri për falimentuesit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrja për Punë dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në konferencën e përbashkët për shtyp, e prezantuan Propozim-ligjin e ri për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit. Propozim-ligji u miratua në mbledhjen e Qeverisë, me propozim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.

Me këtë Propozim-ligj rritet përfshirje e 1.100 falimentuesve shtesë që do të fitojnë mundësi të realizojnë kompensim mujor në vlerë prej  9.242 denarë, gjegjësisht 34% nga paga mesatare mujore e paguar për punonjës vitin e kaluar. Me ndryshimin e fundit gati se 13 mijë persona do të marrin kompensim material deri në punësim apo pensionim.

Siç theksoi Kryeministri Zaev, Qeveria vazhdon të jetë e përkushtuar në përcaktimin për garantimin e parimit për barazi të qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre. “Kjo Qeveri duke filluar nga mandati i saj i parë në vitin 2017. Me disa zgjidhje ligjore siguroi kompensim financiar për personat e papunësuar, marrëdhënia e punës e të cilëve është ndaluar për shkak të falimentimit, likuidimit  dhe tepricës teknologjike, gjegjësisht falimentuesve.

 

Me këto zgjidhje ligjore u siguruan 11,420 bashkëqytetarë tanë. Përkundër moskujdesit të pushtetit të mëparshëm, i cili për 11 vite qeverisje arriti të rregullojë vetëm 4,000 punëtorë të falimentuar dhe përkundër premtimeve të gjata të rreme dhe parazgjedhore, si dhe selektivitetit në zgjidhjen e statusit të tyre, kjo Qeveri në të dy mandatet, gjegjësisht për 4 vite, me qasje jo-selektive dhe të drejta të barabarta për të gjithë, arriti të sigurojë materialisht 11,420 falimentues. Me ndryshimin e fundit, pothuajse 13 mijë persona do të marrin kompensim material deri në punësim ose pension", informoi Kryeministri Zaev.

Ministrja Shahpaska, nënvizoi se Propozim-ligji është i përgatitur në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, si dhe nga analiza e kërkesave të parashtruara deri më tani, sipas të cilave kuptuam se disa personave u kanë munguar vetëm disa muaj që të plotësojnë kushtin prej 15 vite marrëdhënie pune në ndërmarrjen me pronësi dominuese shtetërore, për shkak të së cilës nuk kanë mundur ta realizojnë atë të drejtë.
 

“Në ditën e parashtrimit të kërkesës, personi i papunësuar duhet të jetë në moshë së paku 52 vjeçare (grua), gjegjësisht 55 vjeçare (burrë); të kenë realizuar kompensim pas 1 janarit të vitit 1993 dhe prej më 31 dhjetor të vitit 2020 deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune. E drejta për kompensim  Të drejtën për kompensim monetar në vlerë prej 9,242 denarë, personat e papunësuar , përkatësisht falimentuesit do të realizojnë deri në punësimin e tyre ose pensionimin përmes Agjencisë së Punësimit ", raportoi Shahpaska.
Përcaktimi i Qeverisë në fokusimin e tërësishëm të politikave sociale ndaj të gjithë qytetarëve tanë nga kategoritë e prekshme, vazhdon edhe në periudhën e ardhshme. Vëmendja mbetet tërësisht e fokusuar ndaj ruajtjes së vendeve të punës dhe ndaj mbështetjes për kategoritë e prekshme sociale siç janë falimentuesit, pensionistët dhe të papunësuarit.