Në konferencën e sotme për shtyp të zëdhënësve të Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, u prezantua logoja e cila do të përdoret me rastin e jubileut – 30 vite nga Pavarësia e shtetit.
Dizajni i logos është inspiruar nga shtetësia maqedonase, nga Dita kur qytetarët vendosën të kemi Republikë të Maqedonisë së pavarur dhe nga e gjithë ajo që sot, Maqedonia e Veriut bart si shtet demokratik i përcaktuar për paqe, demokraci, bashkëpunim dhe zhvillim.
Në bazamentin e kuq, tradicional, historik dhe nacional, janë bashkuar simbolet me të cilat potencohet 30 vjetori i Pavarësisë.
Dielli, emri kushtetues, kodi MK dhe numri ndërkombëtar 30 tregojnë për shtetësinë tonë.
Logoja me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë do të zbatohet në të gjitha ngjarjet e institucioneve shtetërore në periudhën e ardhshme dhe do të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët, si pjesë e vizualizimi i programit gjithëpërfshirës për shënimin e kësaj ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme – 30 vjet nga referendumi në të cilin u votua Pavarësia.