Të nderuar,
Në mbledhjen e djeshme qeveria ka miratuar disa vendime dhe rekomandime.
Qeveria miratoi informacionin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për aktivitete konkrete për financimin e projekteve kapitale nëpër komuna, për të cilat Qeveria sipas programit të saj planifikon të investojë 250 milionë euro. Për vitin 2024 në dispozicion të komunave janë 6 miliardë denarë, të cilat janë siguruar me ribalancin e ri. Deri më tani, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në partneritet me UNDP-në dhe Ambasadën Suedeze ka përgatitur 56 dokumente projekti për investime kapitale dhe projekte, prej të cilave 54 janë për projekte komunale dhe 2 projekte për rajone planore. 17 janë nga zona e infrastrukturës komunale, transportit dhe biznesit, 15 nga infrastruktura sociale dhe 22 nga infrastruktura ujore dhe mbrojtja e mjedisit. Qeveria e obligoi ministrinë të krijojë një komision për vlerësimin e projekteve të propozuara.
Qeveria ka obliguar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të krijojë një Trup koordinues nacional për reformat në arsimin e lartë, kërkimin dhe zhvillimin e shkencës, detyra e të cilit do të jetë të analizojë arsimin e lartë dhe punën e institucioneve të larta shkencore për të vendosur rendin dhe punën ligjore.
Qeveria miratoi informacionin për përdorimin e programeve IPA II dhe IPA III. U pranua plani operativ për të përmirësuar kapacitetet e institucioneve dhe për të siguruar shfrytëzimin e plotë të mundësive të ofruara nga fondet evropiane. Analiza financiare e shfrytëzimit të fondeve IPA sipas viteve është jashtëzakonisht dëshpëruese. Analiza e deritanishme tregon për dhjetëra milionë euro të papërdorura për investime kapitale nga fondet e BE-së. Plani përfshin një përdorim më efikas të fondeve dhe vënien në funksion të tyre.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit, u miratua informacioni për nevojën e sjelljen e vendimit për fillimin e punës për programet e studimit të ciklit të tretë të studimeve në “Eksploatim sipërfaqësor të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Teknike, pranë Universitetit Shtetërorë "Goce Dellçev" në Shtip, me Propozim - Vendim për fillimin e punës në programin e studimeve nga cikli i tretë i studimeve në "Eksploatim sipërfaqësor" në Fakultetin e shkencave natyrore dhe teknike në Universitetin Shtetëror "Goce Dellçev" në Shtip.
Me propozim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është shqyrtuar informacioni për kushtet e dëmeve të shkaktuara nga stuhia në objektin e Teatrit Dramatik të Shkupit. Në të njëjtën kohë, qeveria obligon Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, në përputhje me përcaktimet e Programit të punës së Qeverisë 2024-2028, në Programin vjetor për investime në kulturë të planifikojë një rishikim të zbatimit të një projekti për ndërtimin të një objekti të ri në vendin e objektit ekzistues të Teatrit Dramatik IN në Shkup.
Ministria e Transporteve propozoi ndryshime në Ligjin e planifikimit urbanistikë, të cilat do të shkurtojnë dhe lehtësojnë procedurën për ndërtimin e objekteve shëndetësore, arsimore dhe shkencore, si dhe garazhe shumëkatëshe, të cilat do të shërbejnë për zgjidhjen e kaosit në trafik Ndryshimet do të përshpejtojnë procedurën dhe do të lehtësojnë mënyrën e ndërtimit.
Qeveria miratoi më shumë vendime kadrovike:
1.Hasim Murtezani është emëruar për zëvendës të Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së.
2. Pavle Trajanov është emëruar për Koordinator Nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit.
3. Blerant Ramadani është emëruar për Koordinator Nacional për aplikimin e teknologjive të reja
4. Solza Grçeva është emëruar për Koordinator Nacional për reforma në arsimin e lartë
5. Faton Fazliu është emëruar për ushtrues detyre drejtor në Drejtorin për udhëheqjen e librave amë
6.Afrim Qoku është emëruar ushtrues detyre drejtor në Inspektoratin Shtetërorë të Devizave
7. Arsim Idrizi është emëruar ushtrues detyre drejtor në Isnpektorianin për përdorimin e gjuhëve
8. Behar Emini është emëruar për ushtrues detyre në Fondin për Sigurimin e Depozitave
9. Dejan Stankov është emëruar për ushtrues detyre drejtor në Entin Shtetëror të Statistikave
10. Afrona Vervizolli është emëruar ushtruese detyre revizore kryesore në Trupin e revizorëve për revizionin e instrumenteve për ndihmë para anëtarësimit
11. Nexhmedin Sadiki me propozim të Ministrit për Energjetikë, është emëruar ushtrues detyre drejtor të Agjencisë për Rezerva të Naftës
12. Kovaçeva është emëruar për ushtrues detyre për zëvendës të drejtorit të Agjencisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore.
13. Bejtulla Kamberi është emëruar për ushtrues detyre për drejtor në Inspektoratin për pyje dhe gjueti, trup në përbërje në Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
14. Kujtim Ibishi është emëruar për ushtrues detyre në Drejtorin e Inteligjencës Financiare.
15. Bashkim Bakiu është emëruar ushtrues detyre IP drejtor nga fusha e shëndetësisë për nevojat e institucioneve publike shëndetësore të institucioneve publike shëndetësore klinikave universitare, institutit dhe qendrës urgjente - Shkup.
16. Mare Bogeva-Micovska, me propozim të ministrit të Financave, është emëruar për ushtrues detyre drejtor i Byrosë për Furnizime Publike.
17. Igor Lazarevski është emëruar për drejtor të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.
18 . Natasha Kotllar është emëruar për ushtruese detyre drejtoresh e Arkivit Shtetërorë të RMV-së
19. Dimitar Bogeski është emëruar për ushtrues detyre zëvendës drejtor i Arkivit Shtetëror të RMV-së.
20. Naim Llamallari është emëruar për uhstrues detyre zëvendës drejtor i INK Idrizovë me njësi të hapur në Veles
21. Ivo Nikolov me propozim të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik është emëruar për Kryetar të Bordit të Drejtues të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik
22. Nikolla Dodov, me propozim të Bordit Drejtues të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, është zgjedhur ushtrues detyre drejtor i Fondit të Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik.
23. Daniela Stankovska Plaçkovska është emëruar për ushtruese detyre drejtoresh e Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
24. Qeveria i ka rekomanduar Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës Shumë qëllime “JASEN” SHKUP nga detyra e drejtorit të NP për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e zonës shumë qëllimshme “JASEN”. SHKUP për ushtrues detyre drejtor të zgjedh Angele Sotirovski.
25. Qeveria i rekomandoi Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës shumë qëllimshme “JASEN” SHKUP për ushtrues detyre zv/drejtor për të zgjedhur-Mevlan Marina.
26. Qeveria i rekomandoi Bordit Menaxhues të Ndërmarrjes Publike për Ujësjellës “STUDENÇICA” – Kërçovë nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të NP për ujësjellës “STUDENCHICA” – Kërçovë për ushtrues detyre, drejtor të zgjedh - Aleksandar Petreski.
27. Qeveria i rekomandoi Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike "STREZHEVË"-MANASTIR nga detyra e drejtorit të NP "STREZHEVË"-MANASTIR për ushtruese detyre drejtoreshë të zgjedh - Vera Beslievska.
28. Qeveria i rekomandoi Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike "STREZHEVË"-MANASTIR nga detyra e zëvendësdrejtorit të NP "STREZHEVË"-MANASTIR për ushtrues detyre drejtor të zgjedh -Siria Rashidi.
29. Naumçe Mojsovskit i është miratuar ndërprerja e funksioni drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport në pajtim me ligjin.