Me investim prej 25 milion denarë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Shën Nikolla do të bëhet me shkollë bashkëkohore profesionale, por edhe me kushte shumë më të mira për akomodimin e nxënësve të cilët vijnë këtu për të përfunduar arsimimin e tyre të mesëm. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska e cila sot me kryetarin e komunës Sasho Vellkovski e vizituan SHMK “ Koço Racin” ku është duke u zhvilluar rekonstruksion i plotë i objektit të shkollës dhe konviktit për nxënës që funksionon brenda saj. “Me këtë investim kapital, përveç që nxënësve ju sigurojmë kushte të shkëlqyera për të ndjekur mësimet, gjithashtu i inkurajojmë që të regjistrohen në arsimin e mesëm profesional i cili ofron mundësi për punësim më të shpejtë.
Stafi profesional është thelbësor për funksionimin dhe përparimin e suksesshëm të kompanive dhe për këtë qëllim MASH vazhdon në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale dhe odat ekonomike për përforcimin dhe avancimin e arsimit profesional” theksoi ministrja.
Carovska theksoi se përveç futjes së programeve mësimore cilësore dhe bashkëkohore me të cilat përforcojnë arsimin e mesëm profesional, gjatë periudhës së kaluar me përshpejtim po punohet në përmirësimin e kushteve nëpër shkolla, përmes zgjerimit të ndërtimit rindërtimit dhe pajisjen e kabineteve dhe të ndërtesave shkollore me pajisje bashkëkohore.
Procesi i rekonstruksionit të shkollës dhe konviktit për nxënës filloi në fund të muajit prill të këtij viti dhe është paraparë të përfundojë gjatë muajit tetor të viti 2021.
Me rekonstruksion janë përfshirë rinovimi i instalimit elektrik, rregullimi i brendshëm i dhomave, tualetet, dritaret, dyert, dyshemeja, çatia, kanalizimi, ujësjellësi dhe ngrohja qendrore në konvikt si dhe rekonstruksioni i çatisë së shkollës.