“Fokusi i Qeverisë ishte t’i shfrytëzojmë të gjitha veglat e suksesshme ndërkombëtare për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe kemi shumë rezultate të mira. Raportin e “Transparensi Internashenall” e pranojmë si një nxitje për të shkuar hap pas hapi sipas udhëzimeve që na i jep”, nënvizoi Kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Konflikt Zoun” të “Dojçe Vele”.
Sundimi i së drejtës dhe barazia para ligjeve vlen për të gjithë pa përjashtim, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se Qeveria vazhdimisht i ndjek udhëzimet dhe rekomandimet e trupave të pavarura të antikorrupsionit.
“Kemi më shumë se pesë politikanë që janë në burg me vendim përfundimtar nga Gjykata Themelore dhe e Apelit të cilët tashmë po vuajnë dënimet e tyre. Ky është një sukses i madh në krahasim me periudhën prej katër vite më parë dhe kjo është e dukshme. Çdo qytetar mund të ndjek shpenzimin e parave shtetërore, të gjitha procedurat për furnizim janë publike para se të nënshkruhen ose të fillojnë. Tani në fokus kryesor është digjitalizimi sepse përmes saj duam të ndryshojmë sjelljen subjektive të administratës publike”, theksoi Kryeministri Zaev për “Dojçe Vele”.
Në pyetjen gazetareske, Kryeministri Zaev informoi se Maqedonia e Veriut edhe më tej vazhdon të hetojë të gjitha mundësitë ligjore për kthimin e ish-Kryeministrit Gruevski në vend, në mënyrë që të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.
“Dua të theksoj se shumë ish-ministra që ishin njerëz të afërt me atë Qeveri, po vuajnë dënimet e tyre ose akoma po gjykohen. Kemi shumë raste që konfirmojnë se sundimi i ligjit është i barabartë për të gjithë. Në vendin tonë çdo koment mund të shkaktojë hetim. Komisioni antikorrupsion ka pavarësi të plotë dhe kjo konfirmohet në të gjitha raportet. Kemi pavarësi të tërësishme edhe të organeve gjyqësore edhe të organeve për ndjekje. Kemi kërkuar edhe përgjegjësi nga gjykatësit dhe 12 gjyqtarë u larguan për shkak të punës jo të mirë gjatë mandatit të tyre”, tha Kryeministri Zaev.