Me rekonstrumin e rrugës romake që çon nga Manastiri në vendin antik të Heraclea Lyncestis, ne afrojmë vende të vlefshme historike më pranë qytetarëve dhe turistëve dhe forcojmë bashkëpunimin ndërkufitar në rajon i cili synon të rrisë cilësinë e ofertës turistike me një fushëveprim më të gjerë rajonal duke filluar nga Manastiri përmes Prespës në Korçë", tha Kryeministri Zaev gjatë vizitës së tij të punës në lokalitetin arkeologjik Heraclea Lyncestis me rastin e punimeve përfundimtare në të ashtuquajturën rrugë Romake.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, David Gere, Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska dhe Kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska.
"Me këtë rikonstruim të rrugës hyrëse në Heraclea Lyncestis, e ashtuquajtura rrugë Romake, e cila përfshin zona për këmbësorë, rregullimin e duhur të hortikulturorave dhe instalimin e ndriçimit diellor, vizitorë dhe turistë të shumtë nga vendi dhe bota do të kenë qasje adekuate në vlerat monumentale Heraclea Lyncestis,” potencoi Kryeministri Zaev në deklaratën e tij.
Rinkonstruimi dhe punët e tjera të ndërtimore në "Rrugën Romake" janë pjesë e projektit Smart-Cool-Tour, i cili zbatohet në kuadër të Programit të Komisionit Evropian për Bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, me IPA 2 instrument për vitin 2014-2020.
Komuna e Manastirit, si një partner udhëheqës në projekt, zbaton aktivitetin për rindërtimin e rrugës së qasshme "Rrugës Romake" deri te lokaliteti, duke përfshirë disa punime shtesë të infrastrukturës në lokalitetin arkeologjik Heraclea Lyncestis, ndërsa nga pala shqiptare e rindërtoi shkollën e vjetër ekzistuese në fshatin Globoçani në Pustec.
“Më vjen mirë që bashkëpunimi ndërkufitar vazhdon dhe për atë qëllim janë zhvilluar edhe 5 pako turistike për rajonin Pelagonia-Korçë, të cilat janë në fazën e përgatitjes për promovim. Të gjithë ata, dhe projekte të tjera të ngjashme, janë një kontribut i rëndësishëm në ringjalljen e këtij rajoni, i cili ka shumë bukuri të fshehura që turistët nuk i kanë zbuluar ende," tha Kryeministri Zaev.
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë David Gere theksoi se mbështetja e BE-së për Heraclea është pjesë e projektit për bashkëpunimin ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në shumën totale prej 12 milion euro.
"Për ne, lokaliteti Heraclea nuk është vetëm pjesë e trashëgimisë kulturore të këtij vendi - është pjesë e trashëgimisë kulturore evropiane, ajo i përket të gjithë racës njerëzore. Ne shpresojmë që mbështetja jonë të mundësojë që sa më shumë njerëz të vizitojnë lokalitetin e Heraclea dhe që mësimet që mund të nxjerrim prej saj rreth ndërlidhjes reciproke, kulturës dhe identitetit tonë do të na ndihmojnë të përcaktojmë së bashku të ardhmen tonë,” tha ambasadori Gere.
Kryetarja e Komunës Natasha Petrovska në deklaratën e saj theksoi se Komuna e Manastirit, si partner kryesor në projektin Smart-Cool-Tour, po zbaton aktivitetin për rikonstruimin e rrugës hyrëse, të ashtuquajturën Rruga Romake për në Heraclea me çka kështu mbyllet një rreth që përfshin disa projekte të rëndësishme për të rritur ofertën turistike.
"Duke hyrë në qytet nga jugu, ne kemi Heraclea, dhe menjëherë pas shëtitores është perla, krenaria e qytetit - Shtëpia e oficerëve. Duke lëvizur përgjatë Shirok Sokak, ne gjithashtu kemi kinemanë Manaki dhe qendrën e informacionit turistik, e cila do të ofrojë Manastirin e vjetër, perlat arkitektonike për të gjithë vizitorët. Për më tepër, të gjitha pikat kryesore në Shirok Sokak janë të mbuluara me rrjetin wi-Fi, dhe kodet QR vendosen në ndërtesat më të rëndësishme, përmes të cilave çdo vizitor do të marrë informacion në lidhje se për çfarë objekti historik i rëndësishëm bëhet fjalë,” theksoi kryetarja e komunës së Manastirit Natasha Petrovska.