“Përveç që do të përmirësohet cilësia e ndërlidhjes mes këtyre dy qyteteve, do të kemi infrastrukturë rrugore bashkëkohore që i lidh dy qendrat turistike në vend – atë të Ohrit dhe të Prespës. Me këtë turistëve do t’u mundësohen kushte kompetente për udhëtim dhe vizitë të kapaciteteve turistike të të dyja anëve nga Parku Nacional “Galiçica”, potencoi Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në ngjarjen e organizuar me rastin e fillimit të punëve të rikonstruimit të rrugës rajonale Resnje – Ohër, në aksin rrugor prej në Oteshevë deri te kyçja e rrugës Ohër – Shën Naum përmes Parkut Nacional “Galiçica”.
Kryeministri Zaev theksoi se në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut vijojnë punë intensive ndërtimore në zgjidhjet e autostradës dhe akseve rrugore të shpejta, rikonstruimit të një numri të madh të drejtimeve rrugore magjistrale dhe rajonale.
“Me rehabilitimin e rrugës përmes Galiçicës, turistët dhe rekreative do të fitojnë qasje të lehtë deri te bukuritë dhe potencialet në zonat e malit për aktivitete siç janë alpinizmi, çiklizmi malor, paraglajderizmi dhe aktivitete të tjera rekreative dhe sporte të tjera”, tha Kryeministri Zaev.
Faza e parë është aksi rrugor në drejtimin rrugor nga Dogana Oteshevë deri në Galiçicë në gjatësi prej 14,9 kilometra. Vlera e investimit të këtij aksi rrugor është gjithsej 60 milionë denarë, pas së cilës do të vazhdohet edhe realizimi i fazës së dytë nga qafa e Galiçica deri te kyçja e drejtimit rrugor Ohër –Shën Naum në gjatësi prej 15 kilometra për të cilën janë paraparë edhe 60 milionë denarë.
Ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski në deklaratën e tij e ndau fokusin e Qeverisë për avancimin e rrjetit rrugor si parakusht për zhvillimin ekonomik të qyteteve, veçanërisht në vendet ku turizmi ka ndikim të madh, siç është rasti me Resnjën.
“Sot jemi prezent në këtë rrugë rajonale që shpie nga Prespa përmes Galiçicës deri në Ohër, ndërsa e cila përfaqëson një atraksion turistik për të gjithë turistët vendor dhe të huaj që kalojnë p0ërmes këtij Rajoni Prespë-Ohër. Besojmë se me këtë investim do të tërheqim oferta turistike që i ofron vendi ynë dhe ky rajon”, theksoi ministri Boçvarski.
Kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski rikujtoi se kjo rrugë, e cila po rinovohet pas më shumë se 50 vitesh dhe se revitalizimi i saj është me rëndësi të madhe për Rajonin e Prespës dhe është një arsye plus që turistët të vizitojnë Prespën dhe Parkun Nacional "Galiçica" dhe të shijojë natyrën e paprekur gjatë tërë vitit.