Qytetarët e Manastirit dhe rajonit tani kanë lidhje të lehtë me numrin e madh të vendeve rekreative nën Pelister dhe lidhje të shpejtë me qendër për skijim "Strezhevo". Kjo është veçanërisht e rëndësishme për zhvillimin e turizmit dimëror dhe për faktin se Ndërmarrja Publike "Strezhevo" iu përgjigj kërkesave të adhuruesve të sporteve dimërore dhe mundësoi skijimin e natës në terrenet e saj”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në inspektimin e rrugës rajonale të rindërtuar Manastir - Nizhepole - Qendra për Skijim "Strezhevo ", e cila në ditët në vijim pas pranimit teknike do të lëshohet në veprim.
Në ngjarje, në të cilën morën pjesë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale, “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memedi, Kryeministri Zaev than se pas përfundimit të rindërtimit të rrugës ajo do të vihet në dispozicion përsëri në funksion të plotë për qytetarët e Manastirit dhe banorët e vendbanimeve lokale përreth.
Me rindërtimin e kësaj rruge rajonale në gjatësi prej 5.5 kilometra, me vlerë 36 milionë denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjerësia e rrugës tani është 6 metra sipas të gjitha standardeve sipas të gjitha standardeve për këtë kategori të rrugëve dhe paraqet një lidhje rrugore të sigurt dhe funksionale midis Manastirit, si qendër e madhe rajonale dhe Qendrës Turistike nën-Pelister.
“Qendra turistike nën Pelister shënon përparim të madh në turizmin rural, i cili bëhet gjithnjë e më atraktiv për një numër të madh të turistëve të huaj dhe është një potencial që sjell përfitime serioze për popullsinë lokale dhe ekonominë lokale", tha Kryeministri Zaev.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski në deklaratën e tij theksoi se zhvillimi dhe përparimi i rrjetit rrugor është prioritet për të cilën planifikohen investime prej mbi një miliard euro për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të vendit dhe komunave, veçanërisht në ato ku turizmi ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e ekonomisë lokale.
“Sigurojmë që mbështetja vazhdon në vazhdimësi dhe së bashku me pushtetin lokale do të realizojmë projekte për zhvillimin e Manastirit dhe të gjithë Pellagonisë”. E them këtë nga shkaku që ndajmë një numër të madhe fondesh për zhvillimin e rajonit. Punojmë në projekte në rrjetin rrugor, në infrastrukturën komunale, në gazifikim", theksoi Boçvarski.
Kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska informoi se me rindërtimin e rrugës drejt Nizhepoles, paralelisht kryhet edhe rindërtimi i rrugës Tërnovë-Magarevo dhe është ngritur rrjet i kanalizimit dhe impianti i pastrimit, me të cilin mbyllet një histori e suksesshme e zhvillimit të turizmit në nën Pelister, duke ju mundësuar banorëve të këtyre fshatrave, por mbi të gjitha turistëve dhe vizitorëve, një mjedis më të mirë dhe trajtim higjienik në mjedis, pa shkarkuar ujërat e zeza në lumenjtë përreth.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale, Bekim Memeti tha: “Kemi filluar me asfaltimin e rrugës në gjatësi prej 6 kilometra, investimi është në vlerë prej 36 milionë denarë, gjithashtu po zhvillohet një procedurë tenderi për rehabilitimin dhe rinovimin e rrugës Mexhitlija – Manastir që ka rëndësi të madhe për qytetin."