Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski sot morën pjesë në ngjarjen me rastin e hapjes solemne të kopshtit për fëmijë "Peperutka" në Stajkovc.
Kryeministri Zaev në fjalimin e tij me rastin e hapjes së kopshtit për fëmijë, theksoi që investimet kapitale për zhvillimin e hershëm dhe mbrojtjen e fëmijëve, janë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si vendet ku fillon kujdesi dhe edukimi i fëmijëve.
“Fëmijëve të cilëve i’u takon ky objekt dhe që janë këtu në kushte bashkëkohore, do t’i kalojnë vitet e tyre të kujdesit dhe edukimit parashkollor. Madje edhe emrin e zgjodhën ata. Së bashku me prindërit e tyre, ku ata vendosën që shtëpia e re e tyre të quhej "Peperutka", theksoi Kryeministri Zaev.
Fëmijët nga sot, një pjesë të ditës do të kalojnë në objektin e kopshtit bashkëkohor me të gjitha standardet funksionale për këtë qëllim. Me gjithsej prej 6 salla zbavitëse dhe një oborr të rregulluar bukur me pajisje të reja urbane për rekreacion, kopshti "Peperutka" posedon një kapacitet për rreth 140 fëmijë.
"Kjo është një ndihmë e madhe për prindërit nga vendbanimet e Stajkovcit, Creshevës, Bulaçanit, Smillkovcit, Viniçes, Rashtakut, Straçincit dhe Bërnjarcit. Tani më prindërit nuk do të kenë nevojë t'i dërgojnë fëmijët e tyre në kopshtet që janë kilometra larg shtëpive të tyre", tha Kryeministri Zaev.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska potencoi se Ministria dikasteriale në fushën për mbrojtje të fëmijëve ka kujdes të veçantë për qasje dhe mundësi të barabartë për qytetarët që vijnë nga zonat rurale si dhe ato urbane.
“Ajo që me të vërtet po investojmë në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, konfirmohet edhe nga vet numri i 14 kopshteve të sapo hapura në 11 muajt e fundit që përfshin një numër prej rreth 1.000 fëmijëve, ku deri në fund të vitit po planifikojmë që të rrisim në 1,250 fëmijë me hapjen e 11 kopshteve të reja. Kujdesi për më të rinjtë, fëmijët, është një nga prioritetet tona dhe ne vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e hershëm për fëmijët, përmes ndërtimit, rindërtimit dhe pajisjeve në kopshtet për fëmijë, po aq e rëndësishme forcimin e kapacitetit të stafit profesional në to", theksoi ministrja Shahpaska.
Kryetari i Komunës së Gazi Babës Boris Georgievski informoi se kopshti për fëmijë është tërësisht i ndërtuar me mjete të Komunës, në vlerë prej mbi 30 milionë denarë, ndërsa është arritur me mbështetjen e Qeverisë dhe Ministrisë Punës dhe Politikës Sociale.
"Në mandatin e parë, ne hapëm më shumë se 250 vende të reja në kopshte për fëmijë. Ne kemi zgjeruar kapacitetin e kopshteve "Morkovçe" në Jurumleri dhe "Kalinka". Në një aksion serioz, me fonde nga komuna dhe Qeveria, ne rindërtuam të gjitha 11 kopshtet për fëmijë në Komunën e Gazi Babës ", tha kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski.