Si hapa të para të rëndësishme për impuls të ri dhe konkret për nxitjen e bashkëpunimit rajonal në kuadër të iniciativës “Ballkan i Hapur” Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot i nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim për mbrojtje dhe shpëtim nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor, Memorandumin për mirëkuptim për bashkëpunim lidhur me qasjen e lirë deri te tregu i punës në Ballkanin Perëndimor dhe Memorandumi për mirëkuptim për lehtësim të importit, eksportit dhe qarkullimit të mallrave në Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja për bashkëpunim për mbrojtje dhe shpëtim nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor ka për qëllim që Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Serbisë dhe Republika e Shqipërisë me kapacitete kompetente të ndihmohen njëra me tjetrën në raste të katastrofave.
Në kornizën e Marrëveshjes është paraparë planifikim dhe zbatim i masave për mbrojtje nga fatkeqësitë dhe katastrofat natyrore nga përmbytje, tërmetet, zjarret, ndotjet e ambientit jetësor, fatkeqësi në objekte të lundrueshme, rreziqe radiologjike, pandemi të ndryshime, si dhe katastrofa industriale dhe të tjera, njoftim i ndërsjellë për kërcënime, pasojat nga katastrofat, si dhe ndihmë e ndërsjellë gjatë shpëtimit, dhënies së ndihmës dhe eliminimit të pasojave nga katastrofat me forca tokësore dhe ajrore dhe mjete për intervenim në raste të zjarreve të mëdha, përmbytje, tërmeteve dhe fatkeqësive të tjera.
Marrëveshja gjithashtu parashikon edukimin e përbashkët dhe trajnimin e shërbimeve, njësive për mbrojtje dhe shpëtim, njësive për mbrojtje nga zjarri dhe anëtarëve të tjerë të ekipeve për shpëtim përmes brifingjeve, kurseve, trajnimeve, seminareve dhe formave të tjera të bashkëpunimit, si dhe organizim dhe zbatim i trajnimeve të përbashkëta për shpëtim dhe ndihmë, shkëmbim i të dhënave shkencore dhe teknike dhe dokumente të tjera relevante për mbrojtje nga katastrofat, si dhe bashkëpunim në zhvillim dhe prodhim të pajisjeve për shpëtim dhe sigurim të ndihmave.
Me Memorandumin për mirëkuptim dhe bashkëpunim lidhur me qasjen e lirë deri te tregu i punës në Ballkanin Perëndimor shprehet vullneti që të lehtësohet lëvizja e njerëzve për të siguruar qasje më të lehtë dhe më të lirë deri në tregun e punës me eliminimin e lejeve të punës dhe thjeshtësimin e procedurave për lejet për qëndrim të përkohshëm.
Memorandumi për mirëkuptim dhe për bashkëpunim për lehtësimin e importit, eksportit dhe qarkullimit të mallrave në Ballkanin Perëndimor ka për qëllim të rris dhe të përforcojë bashkëpunimin ekonomik mes tre vendeve.
Një prej përfitimeve më të rëndësishme nga ky memorandum është thjeshtësimi i procedurave që ndërlidhen me procedurat me importin, eksportin dhe tranzitimin e mallrave në një masë të madhe për shkëmbimin e të dhënave mes doganave dhe organeve të tjera kompetente.
Si pjesë e ceremonisë në nënshkrimin e Marrëveshjes dhe memorandumeve, sot u shpall emri i ri i iniciativës – “Ballkan i Hapur”.