Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Donika Gërvalla – Shvarc, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Republikën e Kosovës.
Në takim bashkërisht u konstatua se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të mira, se Kosova është nj prej partnerëve më të rëndësishëm tregtar të shtetit tonë, ndërsa u diskutua edhe për perspektivat të cilat shihen në integrimet evropiane.
Janë ndarë informacione se qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në një masë të madhe i mbështesin perspektivat evropiane dhe se shtetet janë të përgatitura që të vazhdojnë të zhvillohen në atë drejtim, përmes avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, avancimet e vazhdueshme në sundimin e së drejtës, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe vazhdimin e reformave në të gjitha fushat e rëndësishme për qytetarët në jetën e përditshme.
Në takim u shpreh mbështetja nga Kosova, për hapin e shumëpritur të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për aderim drejtë BE-së, sepse, siç u konstatua, kjo është e dobishme për tërë rajonin, për shkak të vlerave evropiane dhe demokratike që i motivon ky proces i Ballkanit, si dhe për vetë Evropën, e cila në tërësi, bashkë me Ballkanin Perëndimor është pjesë gjeografike e saj.
"E vetmja alternativë për Maqedoninë e Veriut, si dhe për rajonin, është Bashkimi Evropian. Ne kemi ndërmarrë hapa të guximshme politikë, kemi zbatuar reformat e pritshme dhe pritjet tona se BE-ja do t'i vlerësojë këto arritje janë të justifikuara. Ndërkohë, ne po punojmë për evropeizimin e vendit, në mënyrë që të përmirësojmë vazhdimisht standardin e jetesës së qytetarëve", tha Kryeministri Zaev.
Kryeministri, Zaev, foli për përfitimet e iniciativës "Ballkan i Hapur", si vazhdim i Procesit të Berlinit dhe në drejtim të veprimit të përbashkët të vendeve të rajonit, pra bashkëpunim më të ngushtë dhe më efikas midis institucioneve në këtp vende, me qëllim lehtësimin dhe mundësi të reja.për zhvillimin e ekonomive dhe arritjen e përfitimeve në cilësinë e jetës së qytetarëve, për të cilat janë angazhuar udhëheqësit e të gjitha vendeve.