Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot e promovoi Meçing Fond të Qeverisëm ndërsa Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Agjencisë për Punësim dhe Iniciativës për Zhvillim Ekonomik të Romëve – REDI, në vlerë prej 2,5 milionë euro në formën e linjave kreditore jashtëzakonisht të favorshme për personat e papunësuar dhe subjektet e regjistruara me qëllim krijimin e kushteve për punësime të reja, mbështetjen e formalizimit të ekonomisë gri, si dhe nxitjen e sipërmarrjes te komunitetin rom.
Sot u nënshkrua edhe Memorandumi për Bashkëpunim në kuadër të projektit "Kovid - Ndërhyrje urgjente në Komunën Shuto Orizar", i cili mbështetet financiarisht nga Zyra për Iniciativa të Romëve në kuadër të Fondacionit Shoqëri e Hapur - Berlin, zbatuar nga Instituti për Hulumtim dhe Analizë të Politikave – Romalitiko, në bashkëpunim me lëvizjen qytetare Avaja dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shtëpinë Shëndetësore të Shkupit.
Në promovimin e fondit dhe nënshkrimin e memorandumit, ku morën pjesë zëvendëskryetari i Fondacionit Shoqëri e Hapur, Aleks Soros, Petrika Dulgeru nga Iniciativa për Zhvillim Ekonomik të Romëve - REDI, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska , ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, si dhe përfaqësues të Agjencisë për Punësim dhe Zyrës për Iniciativa të Romëve në kuadër të Fondacionit Shoqëri e Hapur, Romalitiko dhe Avaia, të komunës së Shuto Orizarit, Kryeministri Zaev tha se me këto projekte Qeveria riafirmon angazhimin e saj për të inkurajuar potencialin për sipërmarrësi të komunitetit rom dhe politikat sociale-shëndetësore për të mbështetur komunitetet e kategorive të prekshme.
“Me mesing fondin, fillimisht me vlerë 153.5 milionë denarë, ne krijojmë kushte për fonde të qasshme thjeshtë dhe të favorshme për të inkurajuar zhvillimin e sipërmarrësisë në komunitetin rom dhe për kalimin më të lehtë në veprimtarinë e regjistruar, ekzistimin, por edhe promovimin dhe zgjerimin e biznesit. Pritshmëritë tona janë që rreth 50-100 persona të papunë dhe subjekte të regjistruar në vit, të menaxhuar nga romët përmes këtyre masave do të kenë kushte të qasshme dhe të favorshme për mjetet financiare për formalizimin, zbatimin e ideve të biznesit, vetëpunësimin dhe promovimin e biznesit", tha Kryeministri Zaev.
Kjo Qeveri, shtoi ai, njeh potencialin e sipërmarrësisë rome dhe kontributin që ata mund të japin në zhvillimin e komuniteteve të tyre si dhe të vendit dhe për këtë arsye ne po bëjmë këtë hap të parë drejt qëllimit afatgjatë të realizimit të një komuniteti rom ekonomikisht stabil.
Me Memorandumin e dytë për bashkëpunim në kuadër të projektit "Kovid - Ndërhyrje urgjente në Komunën Shuto Orizar”, i cili mbështetet financiarisht nga Zyra për Iniciativa të Romëve në kuadër të Fondacionit Shoqëri e Hapur - Berlin, zbatuar nga Instituti për Hulumtim dhe Analizë të Politikave – Romalitiko, në bashkëpunim me lëvizjen qytetare Avaja, siguroi fonde në vlerë prej 63,800 euro.
Me një pjesë të këtyre fondeve sigurohet furnizimi i një ambulance për përdorim urgjent nga Poliklinika në Shuto Orizar për nevojat e popullatës në këtë komunë.
Pjesa tjetër e mjeteve do të dedikohet për angazhim të punës në periudhë prej 24 muaj të dy personave romë, të cilët do të angazhohen në kuadër të Shtëpisë Shëndetësore Shkup për nevojat e Poliklinikës në Shuto Orizar dhe funksionimin e ambulancës.
Aleks Soros, zëvendëskryetari i Fondacionit Shoqëri e Hapur në fjalimin e tij e përshëndeti përkushtimin e jashtëzakonshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të politikave të gjithëpërfshirjes dhe theksoi se Meçing Fondi REDI dhe "Kovid - Ndërhyrje urgjente në Komunën Shuto Orizar”,, vijnë në një moment shumë të rëndësishëm edhe për rajonin pikërisht me nisjen e iniciativës “Ballkan i Hapur”m që mund në mënyrë shtesë të krijojë iniciativa për qëndrueshmëri dhe rritje të biznesit në komunitetin rom dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
"Shpresojmë që kjo iniciativë të forcohet me mbështetjen e BE-së, veçanërisht në pjesën e mbështetjes financiare për bashkëpunimin ekonomik rajonal, investimet e gjelbra, si dhe në pjesën e mbështetjes të sektorit publik dhe privat. Fondacioni Shoqëri e Hapur do të vazhdojë me mbështetjen për REDI, për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera në rajon", tha Aleks Soros, zëvendëskryetari i Fondacionit Shoqëri e Hapur.