Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot mori pjesë në ngjarje me rastin e fillimit të ndërtimit të urës në rrugën “Lublanska”.
Në ngjarje, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, përfaqësues nga ekipi menaxhues i kompanisë TAV, Kryeministri Zaev theksoi se ndërtimi i urës në rrugën “Lublanska” është edhe një hap me të cilin kryeqyteti i shtetit tonë Shkupi, po bëhet një tregim ndryshe.
“Ura “Lublanska” është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe i cili do të ndërlidh dy pjesë të qytetit në të cilin ekziston dinamikë e madhe. Ndërtimi i kësaj ure e cila përmes lumit Vardar, do të lidh rrugët “Ilindenska dhe “Skupi”, do ta lehtësojë dhe do të balancojë frekuencën e trafikut në këto dy rrugë dhe –më e rëndësishmja – do të mundësojë qasje të shpejtë nga qarkorja deri te Komuna e Karposhit, si dhe ndërlidhje më të mirë të kësaj Komune me komunat Gjorçe Petrov, Butel, Çair dhe Shuto Orizar”, theksoi Kryeministri Zaev.
Ura “Lublanska” do të shtrihet në një gjatësi totale prej 940 metra, duke lidhur bulevardin “Ilinden” dhe rr. “Skupi”, ndërsa pritet të jetë gati në 18 muajt e ardhshëm. Ura do të përshpejtojë dhe do të lehtësojë lëvizjen e trafikut në këtë pjesë të qytetit, ndërkaq është me gjerësi prej 24 metrash dhe 4 korsi, përfshirë edhe shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta në të dyja anët e urës “Lublanska” dhe është një zgjidhje arkitektonike që do të ndikojë pozitivisht në qarkullimin e automjeteve në qytet.
Ura “Lublanska” është ura e parë e varur në Shkup dhe do të mbahet mend si zgjidhje arkitektonike dhe do të kushtojë 6 milionë euro me mjetet e siguruara nga programi TAV.
“Kryetarit të Qytetit të Shkupit, Shilegov dhe kryetarit të Komunës së Karposhit, Bogoev, ju uroj për zgjedhjen e projektit të një rëndësie të thelbësore për qytetarët për t’i shfrytëzojnë më së miri këto mjete dhe i inkurajoj që t’i nxisin kontraktorët e projektit për ta përfunduar në afat prej 18 muaj”, tha Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në ngjarje me rastin e fillimit të ndërtimit të urës “Lublanska”.
Në deklaratën e tij për media në këtë ngjarje, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, potencoi se në 4 vitet jo të plota, ura “Lublanska” është projekti i dytë kapital i këtij lloji, që krahas urës që lidh Komunën e Aerodromit dhe Komunën Gazi Babë, që është në ndërtim e sipër.
Shilegov theksoi se ura “Lublanska” është jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e qytetit dhe se ka një funksion të rëndësishëm në ndërlidhjen e qytetarëve të më shumë komunave me qendrën e qytetit dhe kjo është rezultat i punës së përkushtuar në prioritetet e vërteta të qytetarëve që mbetet një përcaktim edhe në të ardhmen.
Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, theksoi se është shumë e rëndësishme që ky projekt kapital po bëhet realitet dhe se me realizimin e tij Komuna e Karposhit vazhdon të ndjek dinamikën e ndërtimit dhe shtoi se në komunë vijon rikonstruimi i më shumë rrugëve dhe merr pjesë në rritjen e ekuilibruar të qytetit.