Arsimi
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut beson se kontributin më të madh për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë e bëjmë në fushën e arsimit. Arsimi i mirë ndërton qytetarë të lirë, e fuqizon ekonominë dhe e përforcon bazën demokratike. Këto qëllime aktualizohen edhe më shumë në kohën kur ballafaqohemi me sfidat e vjetra dhe të reja, kohë e cila botën e lidh me revolucionin e katërt industrial dhe që imponon krejtësisht kërkesa të reja para gjeneratave të reja. Qeveria do të zhvillojë arsim cilësor, të arritshëm për të gjithë; arsim i cili do të prodhojë kuadro që do të mendojnë logjikisht dhe në mënyrë kritike dhe do të nxjerrin përfundime të bazuara mbi fakte dhe analiza. Duam arsim që do të ndërtojë personalitete të cilat do t’i respektojnë dhe do të kujdeset për të drejtat civile, tolerancën dhe ndryshimet, do të edukohen dhe do të arsimohen në frymën e multikulturalizmit dhe do të aftësohen për përgjigje pozitive të kërkesës së tregut të punës.
Rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA të vitit 2018 krahas atyre të vitit 2015, tregojnë përparim të rëndësishëm të arritjeve mesatare të nxënësve në të gjitha fushat e testimit: shkencat natyrore për 29 pikë, leximi për 41 pikë dhe matematika për 23 pikë dhe tregojnë se kemi arritje më të madhe të rezultateve në krahasim me shtetet tjera. Por, kjo aspak nuk na lumturon, sepse edhe ato nota të larta, janë shumë të ulta në shkallën e shkrim-leximit dhe dijes. Kjo është çështje e interesit të lartë kombëtar – ta formatojmë arsimin dhe ta ngrisim cilësinë që të mund të përballemi me sfidat e kohës së re. Arsimi ynë duhet t’u përshtatet edhe rrethanave të reja globale. Pandemia me KOVID-19 na tregoi se sa është e rëndësishme të ndryshohet, përshtatet dhe të modernizohet kapaciteti i sistemit arsimor. Leksionet e mësuara nga përpjekjet e para për arsimin-online në muajt e fundit të këtij viti shkollor, do të jenë bazë e mirë për hapat vijuese të reformimit.
Gjatë krijimit të arsimit cilësor, do të investojmë shumë në potencialin e njeriut. Çelësi i suksesit është mësuesi, kurse pa mësuesit profesionalë dhe të motivuar nuk ka arsim cilësor. Prandaj do të mundësojmë zhvillim të vazhdueshëm profesional të mësuesve, nëpërmjet trajnimeve falas nga provajderët e akredituar, ndërsa njohuritë e fituara nga trajnimet do të mund të zbatohen gjatë realizimit të përmbajtjeve mësimore. Mësuesit të cilët vazhdimisht do të mësojnë dhe do të mbi ndërtohen, do të marrin edhe kompensime më të larta, sipas rregullores së ndryshuar për pagat dhe kompensimet.
- Për 3 muaj do të mbarojmë me analizën e plotë të rezultateve nga testimi PISA dhe rekomandimet konkrete që dalin për reformat e vërteta dhe efikase në arsim. Do të organizojmë testime të ngjashme me ato të PISA-s në çdo gjysmëvjetor dhe në çdo shkollë. Këto teste do të jenë anonime dhe nuk do të ndikojnë te notat e nxënësve as te mësimdhënësit, por do t’i ndihmojnë shkollës dhe shërbimit pedagogjik që të përpilojnë masa konkrete për përmirësimin e arsimit në çdo shkollë. Njëherit, në atë mënyrë do ta ulim stresin nga testimi te nxënësit. Do t’i ftojmë të gjithë komunat që të përfshihen në këtë detyrë dhe ta mbështesin.
- Do të zbatohen rekomandimet që janë pjesë e analizës së përgatitur në bashkëpunim me OECD-in dhe UNICEF-in me Planin aksionar të miratuar nga Ministria e Arsimit, që do të inkorporohet në Strategjinë e Zhvillimit të Arsimit në periudhën 2018-2025.
- Do të vazhdojmë të investojmë në mësimdhënës të motivuar. Qeveria do të investojë në zhvillimin e karrierës dhe në avancimin e mësimdhënësve. Pagat do ta vlerësojnë edhe mbindërtimin e kuadrit. Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do ta vendosim modelin më adekuat për vlerësimin e punës dhe cilësisë së mësimdhënësve. Me rregulloret e reja, mësuesit do të kenë rroga më të larta, në rast se kanë pasur trajnime dhe kanë arritur kompetenca të reja. Në mënyrë shtesë do ta zvogëlojmë punën administrative të mësimdhënësve, që ata të fokusohen tërësisht te nxënësit dhe procesi arsimor. Në mbështetje të kuadrit më të mirë të mësimdhënës, qeveria do të ofrojë bursa për studentët e shkëlqyer të fakulteteve të mësuesisë.
- Do të vazhdojmë me fokusin e arsimit të dyfishtë. Me investimet në programe dhe pajisje, ato tashmë bëhen më atraktive. Do t’i zmadhojmë kapacitetet për arsimin e tillë, ndërsa programet do t’i debatojmë me bashkësinë e biznesit dhe para fillimit të regjistrimeve do të kemi konsultime në aspektin e kuotave për regjistrim, sipas profileve të caktuara.
- Reforma arsimore do të nënkuptojë fokus të mendimit logjik dhe zgjidhjes së detyrave logjike, në bazë të analizave, që do të nisin që në ciklin e parë të arsimit fillor nëntëvjeçar. Në mënyrë shtesë, do të angazhohemi për promovimin e të mësuarit gjatë gjithë ditës.
- Do t’u japim mundësi kompanive të programimit në vend, që të zhvillojnë softuer kompatibil me planin dhe programin arsimor në sistemin tonë arsimor. Në bashkëpunim me fakultetet informatike, studentët që janë në vitet e fundit të studimit do të kenë mundësi të krijojnë vendime online të bazuara, ku do të jenë sublimuar në një vend: burimet e informatave, detyrat dhe shembujt praktikë nga një praktikë e mirë, për përdorim inovativ të teknologjisë TI.
- Do të sjellim strategji kombëtare për digjitalizim të sistemit arsimor. Kështu, do ta definojmë dhe do ta legalizojmë mësimin në largësi, si një zgjidhje alternative të mundshme për mësim, me zbatim të mjeteve të komunikimit elektronik pa prezencë fizike të vepruesve. Një ekip i qeverisë do t’i përkushtohet plotësisht zhvillimit të formave dhe përmbajtjeve digjitale në arsim. Me ndihmën e shtëpive programuese vendore dhe mbështetjen e fakulteteve tekniko-informatike, do të krijojmë një platformë qendrore kombëtare me komunikim të dyanëshëm, bazë me shembuj nga praktikat e mira, plane dhe programe mësimore, libra elektronikë, portfolio elektronike të mësuesve, dosje elektronike të nxënësve etj., evidencë dhe dokumentacion pedagogjik që do të jetë user friendly për zbatim nga ana e mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, por edhe nga institucionet arsimore. Në këtë mënyrë do ta përgatisim gjeneratën e ardhshme për kohën e re dhe teknologjitë dhe njëkohësisht do të kemi kapacitet më të lartë për ballafaqim me krizat e pandemisë së fundit.
- Në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe FIZHT-it do të sigurojmë program për mbështetje të produksionit të video-klipeve, si materiale shkollore me përmbajtje dhe tema nga lëndët, me çka mund të konkurrojnë të gjithë mësimdhënësit nga shkollat fillore dhe të mesme. Në atë mënyrë mund t’i nxisim mësuesit të kenë një qasje më kreative ndaj mësimit, t’i shfrytëzojnë përvojat e të tjerëve dhe më shumë t’i bëjnë nxënësit të interesohen madje edhe për përmbajtjet që për ta janë të largëta. Njëkohësisht, do të krijojmë edhe mundësi të barabarta për mësim në rajonet e zhvilluara dhe të pazhvilluara.
- Do ta ndryshojmë metodologjinë e të shkruarit dhe të botuarit të librave shkollore. Do të rishqyrtohen disa libra shkollore për shkak të përmbajtjeve të vjetërsuara, gjuhës së papërshtatshme dhe stereotipave që duhet t’i tejkalojmë. Do të vendosim libra shkollore elektronike në të gjitha gjuhët mësimdhënëse, të arritshme për çdo nxënës.
- Do ta rishqyrtojmë formulën për financimin e shkollave fillore dhe të mesme publike.
- Do të bëjmë analizë funksionale të rrjetit të shkollave të mesme në bazë të nevojave të tregut të punës dhe zhvillimit ekonomik rajonal.
- Do të formojmë qendra rajonale “VET”. Në kuadër të programit “BE-ja për të rinjtë” – Kontrata Sektoriale Reformuese – është bërë ndryshim i ligjit të shkollës së mesme profesionale lidhur me mënyrën dhe janë zgjedhur tri shkolla të mesme profesionale komunale që të vazhdojnë të funksionojnë si qendra rajonale “VET’’. Janë përzgjedhur tri shkolla siç janë: Shkolla e Mesme Komunale “Kiro Burnaz”, Kumanovë, Shkolla e Mesme Profesionale Komunale “Mosha Pijade”-Tetovë, dhe Shkolla komunale e Hotelierisë dhe e Turizmit “Vanço Pitosheski”, Ohër.
- Ekipimi i shërbimeve profesionale në shkollat e arsimit fillor dhe të mesëm me ekipe me më së paku tre bashkëpunëtorë (pedagog, psikolog dhe defektolog).
- Qëllimi do të jetë të investojmë në shkolla të pajisura më mirë (materiali mësimor, laboratorë dhe ngjashëm) dhe njësi më të vogla (nga 20 nxënës në klasë).
- Akademia sportive do të ristrukturohet dhe do të vendoset në kompleksin e ri modern sportiv.
- Qeveria do t’i financojë nxënësit dhe studentët tanë më të mirë. Do të sigurojmë mbështetje financiare për ta dhe për mentorët e tyre për pjesëmarrje në gara dhe olimpiada ndërkombëtare, ndërsa me ligj do të sigurojmë edhe shpërblime financiare për tre vendet e para. Kjo tashmë është filluar nëpërmjet Fondit të Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknik FIZHT, ku kemi bërë program të veçantë për mbështetjen e pjesëmarrjes së të rinjve në gara dhe panaire shkencore. Do të krijojmë shpërblime për shkencëtarë të rinj.
- Do të ndërtojmë ose rikonstruojmë shkolla fillore dhe të mesme në Aerodrom, Shkup, Studeniçan, Butel, Veles, Tetovë, Çuçer Sandevë, Çair, Kisella Vodë, Kumanovë, Haraçinë, etj. Do t’i pajisim qendrat rajonale për arsim profesional dhe trajnim (qedrat “VET’) në Tetovë, Kumanovë dhe Ohër. Do ta ndërtojmë gjimnazin matematiko-informatik dhe Kampusin Universitar “Nëna Terezë” në Shkup. Do të kryejmë ndërtim, rikonstruim, sanim dhe sigurim të efikasitetit energjetik të konvikteve studentore; Do të planifikojmë ndërtim të sallave sportive në më shumë shkolla ku të njëjtat mungojnë.
- Do t’i përmirësojmë librat shkollore për mësimin e gjuhës amtare të të gjitha bashkësive që janë në numër të vogël.
- Do të formojmë njësi për hulumtime shkencore në kuadër të Fondit të Inovacioneve dhe të Zhvillimit Teknologjik. Nga buxheti i njësisë do të financohen projekte nacionale kërkimore-shkencore, që do t’i përforcojnë kapacitetet e universiteteve dhe instituteve shkencore duke vendosur në funksion pajisjen ekzistuese kërkimore-shkencore. Njësia do të formohet në vitin 2020, me qëllim që në vitin 2024 kapitali i planifikuar për shkencë do të jetë 1,5%.
- Do t’i ndihmojmë konkurrencës së universiteteve dhe do ta mundësojmë bashkëpunimin e tyre me universitete të huaja prestigjioze, për pjesëmarrjen e përbashkët në programet ndërkombëtare për financim të projekteve me mbështetje financiare dhe teknike të ekipeve të projektit gjatë konkurrimit. Gjithashtu do ta ndryshojmë legjislacionin nacional për punë financiare te projektet ndërkombëtare, me qëllim të realizimit të tyre më të thjeshtë.
- Do të ofrojmë kuota shtetërore për studime pasuniversitare në vend për ata studentë që kanë mbaruar studime universitare sipas “SEKT’’-it, që të mund t’i arrijnë 240 kredi. Përveç dhënies së bursave të studentëve për studime universitare, do të vendosim edhe dhënien e bursave për studime të magjistraturës në profesionet deficitare, si dhe dhënien e bursave për studentët e talentuar, që do të mundësojë mbajtjen e të rinjve për të studiuar në vendin tonë.
- Do të krijojmë sistem me të cilin, në mënyrë më të lehtë do të mbahen studentët më të mirë të diplomuar, që të punojnë veprimtari kërkimore-shkencore dhe veprimtari të lartë arsimore nëpër universitete dhe institute shkencore, nëpërmjet procedurave më të shpejta të miratimit dhe të punësimit (pas pensionimit) dhe dhënies së bursave për studimet e tyre të doktoratës.
- Vendosje të mekanizmave për konkurrencë dhe evoluim në arsimin e lartë sipas kritereve të Listës së Shangait dhe renditje të universiteteve me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë.
- Në arsimin e lartë, në kuotat e regjistrimit të përfaqësuesve të bashkësive, përparësi do të kenë pjesëmarrësit që do të tregojnë dijeni ose diplomë për njohjen e gjuhën amtare.