Një shoqëri për të gjithë
Ne besojmë në vlerat e tolerancës, drejtësisë, mundësive të barabarta, njohjes së diversitetit, multikulturalizmit dhe komunikimit ndërkulturor. Ne besojmë në drejtësinë sociale, mundësitë e barabarta për gratë dhe burrat, përfshirjen dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe arritjen e kohezionit social.
Bashkimi Evropian bazohet në popuj të ndryshëm, kultura dhe gjuhë të ndryshme, por flet dhe funksionon në parimin e BASHKËSISË PËRMES NDRYSHIMEVE. Ne jemi shembull real që kjo politikë dhe këto vlera mund të funksionojnë edhe në Ballkan. Kjo ishte e mundur sepse ne nuk i pranuam vlerat si pjesë e acquis evropiane ose si kusht i tyre, por si besim dhe përcaktim që mozaiku ynë i kulturave, gjuhëve dhe zakoneve na bën më të pasur dhe më të mirë.
Lidhur me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Qeveria do të themeloj Agjencinë dhe Inspektoratin në gjashtë muajt e parë të mandatit. Në të njëjtën kohë, Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive do të vihet në funksionalitet të plotë dhe do të pajisë me ekip.
Si Qeveri, do të vazhdojmë me politikat që promovojnë vlerat e bashkësisë dhe besimin ndëretnik. Në komunat multietnike do të rrisim përmbajtjet në fushën e arsimit dhe kulturës që kontribuojnë në afrimin e qytetarëve. Shkollat dhe institucionet kulturore që kanë përmbajtje të tillë do të marrin mjete financiare shtesë për funksionimin dhe zhvillimin. Ne do të financojmë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjeç të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhë maqedonase, shqipe, turke, vllahe, serbe ose rome.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në muajin e parë përsëri do të propozojë Ligjin për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Diskriminimit, si simbol i përcaktimit tonë ndaj vlerave Evropiane në këtë fushë. Qeveria do të forcojë mekanizmat institucionalë për të luftuar të gjitha format kundër këtij lloji të diskriminimit.
Qeveria do të ftojë, inkurajojë dhe bashkëpunojë me sektorin e biznesit, të ashtuquajturit kompani vendase dhe të huaja për të mbështetur marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe vlerat e tolerancës, përfaqësimit dhe besimit të ndërsjellë edhe në mjediset e tyre të punës, në mënyrë që të përdorin potencialin e plotë njerëzor me të cilin disponon vendi ynë.
Qeveria do të vazhdojë të zbatojë Strategjinë për Integrimin Ndëretnik dhe Përfshirjen Qytetare dhe do të fus çmimin vjetor për idenë / projektin më të mirë që zhvillon dhe promovon konceptin e një shoqërie të barabartë për të gjithë. Ai do të jetë i destinuar për të rinj deri në moshën 30 vjeç dhe do të stimulojë punën dhe kreativitetin e përbashkët. Ne do të stimulojmë prodhimin e filmit për fëmijë dhe të rinj në më shumë gjuhë. Ne do të kundërshtojmë indoktrinimin fetar, intolerancën fetare dhe etnike, e cila prodhohet në pjesë të hapësirës mediatike dhe rrjeteve sociale.
Qeveria do të formojë Këshillë Kombltare të Bashkësive që janë më pak se 20% nga popullata e përgjithshme e shtetit. Me të do të inkuadrojmë të gjithë bashkësitë në procesin e krijimit të politikave dhe do të sigurojmë përfaqësi më të madhe. Do të parashikojmë procedurë të hapur dhe të gjerë për konstituimin e tyre. Për ato çështje që prekin komunitetet më të vogla, Qeveria do të kërkojë mendimin e Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive.
Në fushën e kulturës, Qeveria do të sigurojë mbështetje të institucioneve dhe krijimtarinë kulturore të bashkësive më të vogla, si dhe për projekte që ofrojnë ndërveprim dhe kohezion më të madh.