Energjia
Kemi filluar ta transformojmë ekonominë për sa i përket energjisë. Politika e Qeverisë është që të ndryshojë thellësisht profilin e energjisë së vendit dhe ta përgatisë atë për sfidat dhe vitet e ardhshme. Dëshirojmë që ajo të jetë e qëndrueshme, e shumëllojshme, e lirë, me burime të qëndrueshme të furnizimit dhe prodhimi vendas të rritet ndjeshëm dhe shumë më tepër se në të kaluarën, për të përmbushur nevojat e brendshme të energjisë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka plan ambicioz që, deri në vitin 2024, mbi 50% e energjisë elektrike të përgjithshme të instaluar në vendin tonë të jetë nga burime të rinovueshme të energjisë. Do të forcojmë pavarësinë dhe stabilitetin tonë energjetik me kapacitete të reja prodhuese të energjisë elektrike dhe ndërlidhjet e reja të energjisë me fqinjët tanë. Paralelisht, do të zvogëlojmë emetimet e gazrave të dëmshëm të burimeve të energjisë me mbi 20%.
Gjatë 6 muajve të parë nga mandati i ri do të shpallet tenderi i modernizimit dhe transformimit të CTE Negotinë, në impiantin që do të përdoret gaz natyror dhe do të sigurohen mundësitë për rritjen e prodhimit bujqësor.
Pas tenderit të shpallur për ndërtim të HCE Çebren me anë të partneritetit publiko-privat, kemi regjistruar rritje të interesit dhe me të drejtë presim fillimin e ndërtimit të këtij projekti, që është përfolur për disa dekada.
Elektranat e reja fotovoltaike 400 MW, në sistemin vendor të elektroenergjetik do të prodhojnë energji elektrike të pastër në nivel prej rreth 560 GWh (ose rreth 10% të prodhimit të përgjithshëm vendas), i cili do të zvogëlojë emetimet e CO2 në mjedisin jetësor me rreth 750,000 ton në vit, dhe investimi total i pritur do të ishte rreth 250 milion euro. Nga këto, planifikojmë të zhvillojmë 100MW CTE Oslomej. Qeveria do të inkurajojë inovacione në teknologjinë fotovoltaike. Me këto politika do të ndikojmë edhe në hapjen e vendeve të reja të kuadrove profesionale në vendin tonë.
Në këtë mandat të Qeverisë, planifikojmë të ndërtojmë elektrane me erë me kapacitet shtesë prej 160 MW (përveç projekteve që janë tashmë në proces: faza e dytë e CEE Bogdanc, CEE Miravcë 1) dhe atë elektrana Miravcë 2 dhe 100 MW elektrane me erë në tokë shtetërore me investitorë privatë, investim prej mbi 150 milion euro.
Do të rrisim kuotën për ndërtimin e Elektraneve të reja të biogazit 30 MW, për ata investitorë që do të hapin impiante blegtorale ose do të organizohen në kooperativa. Sasia e kapacitetit të instaluar për ndërtimin e një elektranit të biogaz do të varet nga madhësia e fermës së bagëtive ose kooperativës. Prodhimi vjetor i pritshëm i energjisë elektrike nga këto elektrane do të ishte në nivelin e rreth 150 GWh, dhe investimi i përgjithshëm, vetëm në elektraneve të biogazit, pa ferma blegtorale dhe bujqësinë, do të ishte në nivelin e rreth 90 milion euro.
Në mandatin e ri, do ti realizojmë projektet e mëposhtme brenda SHA ESM:
- Revitalizimi dhe modernizimi i të tre blloqeve në REK Manastir, me zvogëlimin e pluhurit dhe desulfurizimin.
- Rivitalizimi dhe modernizimi i Bllokut 1 në REK Manastir për të zvogëluar emetimet e oksidit të azotit dhe për të hapur mundësinë e përdorimit të llojeve të ndryshme të karburantit.
- Modernizimi dhe sanimin e kullave ftohëse në REK Manastir, në mënyrë që të rritet efikasiteti i tyre dhe të zëvendësohen materialet e asbestit çimentos me materiale të pranueshme me ekologjike.
- Набавка на помошна механизација за рудниците во РЕК Битола и опрема за дисконтинуиран систем за експлоатација (дел набавката е во тек).
- Furnizim i mekanizimit ndihmës për minierat në REK Manastir dhe pajisje për sistemin e shfrytëzimit të ndërprerë ( pjesë e blerjes është në proces).
- Përgatitjet për hapjen e minierës së Zhivojnës.
- Rivitalizimi i hidrocentraleve të mëdhenj ekzistuese.
Do të rindërtojmë plotësisht rrjetin e energjisë përçuese, por gjithashtu do të ndërtojmë largpërçues të reja, me çka MEPSO-në do ta bëjnë një qendër rajonale të përçimit të energjisë elektrike. Plani është që të realizojmë projektet e mëposhtme: linja e re ndërlidhëse largpërçuese prej 400 kV Manastir (MK) - Elbasan (AL) dhe stacioni transformator prej 400 kV në Ohër; linja e re ndërlidhëse përçuese prej 400 kV që do të ndërtohet pranë termocentralit të ardhshëm Çebren së bashku me stacionin transformator prej 400kV pranë termocentralit dhe forcimin e rrjetit elektrik në të gjithë vendin me linja të reja përçimi dhe stacione transformatorësh, në mënyrë që të mundësojë investime të reja në termocentralet fotovoltaike dhe me erë në të gjithë shtetin.
Duke ndarë aktivitetet e telekomunikacionit nga funksionet themelore të SHA MEPSO, do të ndajmë infrastrukturën e linjës së gjerë dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë operatorët që do të dëshirojnë të përdorin të ashtuquajturën Autostrada Digjitale Ballkanike.
Në tre vitet e fundit, me një punë të palodhshme dhe të vazhdueshme, e kemi hartuar dhe filluar realizimin e tubacionit të gazit për ndërlidhje me fqinjin tonë Greqinë, ku gazi mund të përdoret nga TAP-i, por edhe LNG-ja nga terminalet në rajon, me çka do të shumëfishojmë rrugët e furnizimit dhe do të forcojmë pavarësinë tonë energjetike duke i përfunduar tubacionet kryesore në të gjithë Republikën dhe duke zhvilluar me shpejtësi rrjetet e shpërndarjes për amvisëritë, objektet administrative, komerciale dhe industriale. Do të përfundojë ndërtimi i gazsjellësit magjistral Shkup – Tetovë – Gostivar, me mundësi të vazhdimit të mëtejshëm në Kërçovë.
Qeveria do të fillojë konsultimet me BNJVL-në për modelin më të përshtatshëm të ndërtimit të rrjeteve të shpërndarjes së gazit natyror.
Qeveria do të fillojë një transformim shtetëror të energjisë që do t'i japë secilit qytetar mundësinë të jetë një prodhues i energjisë dhe, natyrisht, një shfrytëzues i energjisë ekologjikisht të pastër dhe më të lirë. Për këtë qëllim parashikojmë projekte të posaçme inovative dhe shumë efektive për kolektorë termikë diellorë (do të përfshihen rreth 100000 amvisëri në një periudhë prej katër vjetësh, për çka nga buxheti shtetëror do të ishin ndarë rreth 30 milionë euro). Kjo masë do të kontribuojë në uljen e emetimeve të CO2-shit në atmosferë me rreth 200,000 tonë në vit.
Qeveria do të caktojë të njëjtin çmim për energjinë e ngrohjes dhe fuqinë e angazhuar në qytetin e Shkupit për të gjithë shfrytëzuesit sipas kategorive të lidhura në rrjetin e ngrohjes, pa marrë parasysh se në cilën komunë dhe vendbanim në qytetin e Shkupit jetojnë ose e kryejnë veprimtarinë e tyre.
Nëpërmjet SHA ESM-së do të ndërtojmë sistemin e ngrohjes së Manastirit, Mogillës dhe Novacit për ndërtesat publike në qytet, që do të zvogëlojë ndjeshëm ndotjen, ndërkaq shfrytëzuesit do të kenë një mënyrë të pastër dhe të lirë të ngrohjes. Do të zgjerojmë furnizimin me energji të ngrohjes në vendbanimet Çair, Butel, Shkup Veri, Maxhari 2 dhe Lisiçe, duke e zgjeruar rrjetin e ujit të nxehtë.
Do të nxisim amvisëritë individuale dhe ndërtesat e banimit kolektive, si dhe ndërtesat publike (spitale, shkolla, kopshte,...) për të investuar në pajisje kogjenerimi për prodhimin e energjisë elektrike dhe të nxehtësisë. Nëpërmjet SHA ESM-së, në periudhën 2022-2024, është planifikuar të ndërtohet një impiant i ri kogjenerimi prej 50 MW brenda ndërtesës ekzistuese ENERGJETIKA në Hekurishte, që do të mundësojë prodhimin shtesë të energjisë elektrike dhe do të plotësojë nevojat për energji termike më të lirë. Investimi pritet të jetë në nivelin e 35 milionë eurove.
Në kuadër të deponive rajonale, do të inkurajojmë ndërtimin e stacioneve të ndarjes së mbetjeve komunale dhe përdorimin e mbeturinave për të prodhuar e energji elektrike me një çmim preferencial dhe me një blerje të garantuar të energjisë së prodhuar.