Qëllimi i ardhshëm: anëtarsimi në BE

Në tre vjet, ne kemi ndryshuar rrënjësisht imazhin e Maqedonisë së Veriut në rajon dhe në botë. Paralelisht me zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal, kemi filluar reforma të thella të brendshme në fushat më kritike të sundimit të ligjit dhe ndërtimin e një shteti demokratik funksional - reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, reforma në shërbimet e sigurisë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
     
  Qëllimi i politikave të Qeverisë është ti sjellim standardet dhe vlerat evropiane në vend dhe t’u mundësojmë qytetarëve mënyrë evropiane të jetesës. Bashkimi Evropian është sistem  vlerash që nënkuptojnë shtet ligjor në të cilin të gjithë jemi të barabartë para ligjit, në të cilin rendi, rregulli dhe organizimi janë të parashikueshëm dhe janë pjesë e përditshmërisë tonë. Përparimi që kemi bërë gjatë 3 viteve të fundit do të thotë më shumë fonde të hapura për qytetarët tanë, përmes të cilave mbështetet solidaritetit, shoqëria e barabartë për të gjithë, infrastruktura cilësore, bujqësia produktive dhe e qëndrueshme, si dhe mjedisi jetësor i shëndetshëm.

Maqedonia e Veriut ka koncept i cili mund të jetë model i dobishëm për Bashkimin Evropian. Sjellja jonë, pjekuria dhe komuniteti që ndërtojmë, si dhe marrëdhënia jonë me fqinjët dhe sfidat në vend mund të jenë vlerë e shtuar e Evropës. Fakti që nga krizat tona të thella politike, shoqërore dhe ekonomike kemi dalë më të pjekur, më të fortë dhe më të mençur mund të jenë shembull për zgjidhjen e disa çështjeve të hapura në rajon dhe në BE.

Më 26 Mars të vitit 2020, Këshilli Evropian vendosi të fillojë negociatat me vendin tonë për anëtarësimin në BE. Këtë vendim e kemi pritur për 15 vjet dhe me meritë e fituam atë. Me fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE ne fillojmë me transformimin më të thellë të shoqërisë dhe pranimin gradual, por thelbësor dhe të qëndrueshëm të rregullave, parimeve dhe vlerave Evropiane. Qeveria do të sigurojë që transformimi të jetë efikas dhe i suksesshëm, njëkohësisht në të të mbrojë interesin tonë si shtet, interesin e ekonomisë sonë dhe të qytetarëve tanë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka plan ambicioz, por real: ti përfundoj negociatat sa më shpejt dhe sa më me sukses dhe për të bëhet shtet anëtar i BE-së në valën tjetër të zgjerimit. Në vitin 2020 i fillojmë negociatat e anëtarësimit dhe jemi të bindur se shteti ynë ka kapacitet, aftësi dhe vullnet deri në vitin 2024 në mandatin e kësaj Qeverie për të hapur 80% të kapitujve dhe të jetë së paku në të njëjtin nivel integrimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilat aktualisht negociojnë për anëtarësim në BE.
Prandaj:

  • Krijojmë strukturë negociuese të motivuar, efikase dhe profesionale;
  • Sigurojmë konsensus të gjerë midis partive politike, por edhe në shoqëri më gjërë, rreth reformave thelbësore në lidhje me aderimin tonë në Bashkimin Evropian. Do t'u bëjmë thirrje të gjithëve që ta vendosin anëtarësimin në BE para interesave të tyre politike dhe të mbështesin zbatimin e përparësive të BE-së dhe rekomandimet e institucioneve Evropiane.
  • Tashmë kemi zhvilluar baza të të dhënave të të gjithë ekspertëve vendas dhe personave profesionist nga diaspora të cilët në mënyrë aktive do të jenë të përfshirë në grupet e punës për negociata;
  • Do të krijojmë kushte për lidhje me të mirë infrastrukturore me Brukrselin. Do ta shqyrtojmë mundësinë për nënshkrimin e partneritetit strategjik me aviotransportuesin evropian për vendosjen e linjës direkte të rregullt me Brukselin.
  • Do të bëjmë program buxhetor të vaçantë për negociata me BE-në në buxhetet e ministrive dhe institucioneve tjera kompetente. 
  • Në konsultime me universitetet do të mbështesim programe të jera ose të adaptuara arsimore që do të ndërtojnë kuadro për nevojat e shtetit në institucionet evropiane;
  • Do të kemi bashkëpunim proaktiv me të gjitha institucionet, partitë politike, komunitetin e biznesit, shoqërinë civile dhe mediat me qëllim që ta sjellim procesin e negociatave më pranë qytetarëve. Negociojmë në emër të të gjithë shtetit. Prandaj, negociatat do ti përfshijnë të gjithë: Qeverinë, administratën, Kuvendin, rregullatorët, shoqërinë civile, komunitetin akademik, botën afariste;
  • Rrjeti Informativ i BE-së ": pikat ekzistuese të informacionit të BE-së do ti transformojmë në qendra rajonale për Evropën, në të cilat do të kryhen prezantimet e përditshme të mundësive për qytetarët dhe sektorin e biznesit për të përdorur paratë evropiane dhe edukimin e vazhdueshëm për thithjen dhe përdorimin maksimal të instrumenteve që ofron procesi i para-aderimit.

Gjatë pandemisë së virusit COVID-19, Bashkimi Evropian demonstroi solidaritetin evropian me Ballkanin Perëndimor dhe Maqedoninë e Veriut në vepër. BE ka paraparë 3.3 miliardë euro për rimëkëmbjen makro-financiare të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjësisë pas pandemisë, nga të cilat 160 milion euro janë siguruar tashmë për ne. Përveç kësaj ndihme, BE siguroi mbi 66 milion euro në mjete të pakthyeshme që mund të përdoren për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për të garantuar likuiditetin e buxhetit të shtetit. Katër milion euro ndihmë në pajisje mjekësore për të forcuar kapacitetin e sistemit shëndetësor u miratuan dhe pjesërisht u dhanë nga fillimi i pandemisë. Bashkimi Evropian ka përfshirë shtetet tona në Fondin Evropian të Solidaritetit, në prokurimin e përbashkët të produkteve deficitare të domosdoshme si dhe në shtetet ku pajisjet mjekësore mund të eksportohen nga BE pa leje.
Deri në fund të vitit 2020, BE do të përgatisë plan të fuqishëm ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor për rimëkëmbjen e ekonomive dhe përmirësimin e konkurrencës. Presim që solidariteti të ruhet si vlerë e lartë evropiane, ndërsa planet për ndihmë të bazohen në investime të drejtpërdrejta në zhvillimin dhe mbështetjen e kompanive dhe huave të lira në vend të kredive të shtrenjta, kursimeve të paarsyeshme dhe mbingarkesës afatgjate.

Të gjitha fondet, pa dallim të fushës në të cilën drejtohen, do të përdoren për të forcuar dhe reformuar institucionet dhe politikat, për të promovuar dialogun me të gjithë faktorët dhe do të matet ndikimi i tyre mbi përfshirjen sociale, barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Qëllimi i Qeverisë do të jetë afrimi i fondeve deri te qytetarët - të jenë më të arritshme, më të dukshme. Kjo do të thotë që përveç institucioneve shtetërore, mjetet e reja nga IPA 3 do ti sigurojmë edhe për komunat, shkollat, sindikatat, grupet e margjinalizuara, punëdhënësit, të papunët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, organizatat qytetare, universitetet dhe institucionet hulumtuese, madje edhe për grupe joformale të qytetarëve.

Të vetëdijshëm për sfidat në fuqinë absorbuese, Qeveria do të investojë në kapitalin njerëzor në institucione dhe më gjerë për përgatitjen e projekteve të zhvilluara që do të financohen përmes IPA 3 dhe përgatitjen e vendit për përdorim më të suksesshëm të fondeve evropiane të strukturave dhe kohezioneve të mëdha. I zhvillojmë projektet në disa shtylla kryesore:

  1. Sundimin e së drejtës, të drejta themelore dhe demokracija;
  2. Qeverisjen e mirë, harmonizimin me standardet evropiane, komunikimin strategjik dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë;
  3. Agjendën e gjelbër dhe lidhjen e qëndrueshme - mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike / transporti / ndryshimet dixhitale / energjia / ekonomia cirkulare;
  4. Konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse - reformat strukturore / investimet kapitale / ndërtimi i kapaciteteve administrative;
  5. Bashkëpunimin territorial dhe ndërkufitar - INTERREG / CBC.

Për këtë qëllim, do të krijojmë:

  • Dokument Strategjik Kombëtar për Ndihmën Bilaterale. Siq ekziston Dokumenti Strategjik Kombëtar për Asistencën Evropiane, ashtu do të krijojmë dokument të tillë për ndihmë nga vendet e tjera (ndihma bilaterale);
  • Linjë të buxhetit për negociata dhe zhvillimin e politikave. Nevoja për të siguruar një pako të tillë fleksibile financiare rrjedhë nga nevojat ad hoc që paraqiten gjatë fazës së harmonizimit me legjislacionin e BE-së, të cilat nuk mund të parashikohen në fazën e programimit të fondeve IPA;
  • Fond garantues për bashkëfinancimin e projektit dhe ndihmës në zhvillimin e projekteve cilësore dhe të të zhvilluara të BE-së, mbështetje përmes skemave vauçer dhe konsulentëve kornizë:
  • Përpunim i projektit është aktivitet komercial, i cili do të inkurajojë individët dhe ndërmarrjet të fillojnë të merren me këtë biznes dhe zhvillimin e të ashtuquajturit sistem vauçer. Ky sistem është veçanërisht i përshtatshëm për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme gjatë përdorimit të mjeteve nga programet e Unionit, veçanërisht në zhvillimin e zgjidhjeve inovative dhe të dixhitalizuara. Sistemi- vauçer do të jetë i disponueshëm për grupe të tjera të synuara, të tilla si fermerët në zhvillimin e projekteve nga programi IPARD, institucionet arsimore për programin Erasmus + dhe të tjerët. Sistemi i konsulentëve do të rregullohet në mënyrë rigoroze duke ndjekur shembullin e konsulentëve kuadër të BE-së me çka do të marrin përfitime shtesë, kryesisht lehtësime tatimore.
  • Fond garantues për bashkëfinancimin e projekteve dhe lidhje me statusin e interesit publik. Çdo organizatë që do të tërheqë mjete evropiane dhe për atë do të marrë mjete për bashkëfinancim, do të fitojë statusin e "organizatës me interes publik" dhe do të marrë përfitime shtesë, kryesisht lehtësime tatimore.
  • Nuk ka integrim të suksesshëm në BE pa njerëz cilësorë në institucione: të motivuar, kompetentë, të trajnuar mirë, njerëz me integritet që do të jenë shtylla kryesore e procesit të ndryshimit pozitiv. Do të zhvillojmë politikë gjithëpërfshirëse, të zgjuar për mbajtjen e kuadrit.