Maqedonia e Veriut në botë
Ne jemi bërë shembull në rajon për miqësi dhe bashkëpunim. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me fqinjët ka çuar në krijimin e flukseve të reja pozitive ekonomike dhe financiare dhe solli energji të freskët në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Suksesi ynë është konfirmuar nga Bashkimi Evropian. Për herë të parë, vendet e Procesit të Berlinit ranë dakord këtë vit të kryesojnë dy shtete, një nga Ballkani Perëndimor - Republika e Maqedonisë së Veriut dhe një shtet anëtar i BE – së - Republika e Bullgarisë. Udhëheqësia e Procesit të Berlinit është një mundësi për ndikimin tonë më të madh në proceset dhe politikat në rajon, por edhe për promovimin e sukseseve tona dhe bashkëpunimin më të fortë ekonomik.
Interesi kryesor i MK-së në bashkëpunimin rajonal është të zhvillojë masa praktike që lehtësojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe heqin barrierat për tregti më të lehtë, më shumë investime, lëvizshmëri më të madhe të kapitalit njerëzor dhe digjitalizim dhe modernizim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor. Përmes një bashkëpunimi të tillë rajonal, ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, tregojmë pjekuri se mund të bëjmë diçka për rajonin dhe qytetarët tanë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të ndërtojë dhe rivendosë klimën pozitive të bashkëpunimit, besimin dhe respektin ndërmjet vendeve në rajon. Ne do të hapim 6 vendkalime të reja kufitare me fqinjët në mënyrë që të mundësojmë komunikim më të lehtë në pikat kufitare, përkatësisht Strezimir-Restelic (me Kosovën), Maiden-Promahi dhe Markova Noga (me Greqinë), Klepalo (me Bullgarinë), Lojane-Miratovac dhe Golesh- Bosiligrad (me Serbinë), dhe Xhepishtë-Trebishtë (me Shqipërinë).
Prespa si rajon gjeografik bashkon tre shtete, tre kombe, grupe të ndryshme etnike, gjuhë, tradita, kultura. Pasuria e saj e larmisë bashkon thesare të jashtëzakonshme natyrore dhe trashëgimi kulturore dhe historike.
Prandaj, ne do të fillojmë iniciativën për Qendër Rajonale për Dialog - Forumi i Prespës. Forumi Rajonal për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjidhjen e Çështjeve Bilaterale, por edhe një forum nga i cili do të dalin iniciativa të reja për bashkëpunimin rajonal. Brenda forumit, do të mbështesim procesin e krijimit të zyrave për bashkëpunim të të rinjve MK-GR, si dhe të gjitha aktivitetet dhe projektet e zyrave që do të mundësojnë shkëmbimin e përvojave dhe lidhjen e të rinjve nga të dy vendet.
Duke udhëhequr politikë të njohur, do të marrim pjesë në mënyrë aktive në punën e Këshillit të Evropës, OKB, OSBE, OBT, UNESCO si dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare ku jemi anëtare, do të përpiqemi të promovojmë modelin e suksesshëm të marrëdhënieve ndëretnike në vend dhe politika e fqinjësisë së mirë.
Republika e Maqedonisë së Veriut është partner i besueshëm në luftën kundër terrorizmit dhe anëtar i Koalicionit Global për Fitoren mbi ISIS. Në këtë drejtim, ajo mbështet fuqimisht rolin e NATO-s në luftën e komunitetit ndërkombëtar kundër terrorizmit.
Në politikën e jashtme, Qeveria do të miratojë Strategji për Diplomacinë Publike që do të përcaktojë me kujdes qëllimet dhe drejtimet, si dhe përgjegjësitë e të gjitha institucioneve përkatëse dhe kompetente dhe do të harmonizojë qëllimet e politikës së jashtme dhe politikës kombëtare. Në përgatitjen e kësaj strategjie përveç përfaqësuesve të institucioneve qeveritare, do të përfshihen edhe organizatat joqeveritare dhe ndërkombëtare. Do të krijojmë një Rrjet të shtetasve tanë të suksesshëm jashtë vendit dhe do t'i thërrasim që të ndihmojnë në përpjekjet tona për të promovuar vendin. Do të bëjmë promovim edhe promovim të synuar të potencialeve ekonomike, kulturore dhe turistike: "Toka e Mundësive" (me theks në sukseset e reja në kulturë: Oskar, Eurovision).
Qeveria do të vazhdojë të investojë në rrjetin diplomatik cilësor, me optimizmin e përfaqësive diplomatike dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në to. Në sektorin për Diplomacinë Publike do të kryhet përgatitje konkrete dhe e hollësishme e kuadrit diplomatik me elemente për veprimtarinë e tyre diplomatike në drejtim të diplomacisë publike, kulturore dhe ekonomike.
Do të favorizojmë ambasadat elektronike. Do ti digjitalizojmë shërbimet e bashkëqytetarëve tanë të cilët udhëtojnë jashtë vendit, ose që qëndrojnë përkohësisht dhe përherë jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut duke futur aplikacionin "e-Ambasada" në mënyrë që PDK-të tona të përmbushin me kohë nevojat, kërkesat e bashkëqytetarëve tanë.
Qeveria tashmë ka miratuar Strategjinë e parë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën. Me atë, kemi vendosur urë të fortë që do të rezultojë në bashkëpunim cilësor dhe konstruktiv midis shtetit dhe diasporës në disa fusha, siç janë: çështjet politike-juridike dhe konsullore, ekonomia, arsimi, shkenca, rinia dhe kultura. Qeveria do të vazhdojë të sigurojë mbështetje financiare për projektet nga diaspora siç janë mbi 50 projekte në 3 vitet e fundit. Kështu, për investimet fillestare, krahasuar me investitorët vendas dhe të huaj, për investitorët e diasporës, mbështetja financiare nga shteti është më e lartë për 10%.