Zaev, Bytyqi dhe kryetari i komunës së Vevçanit, Jankoski: Vevçani dhe rajoni u bënë me qendër turistike sipas standardeve të mjediseve komunale më bashkëkohore evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe me kryetarin e komunës së Vevçanit, Sasho Jankosi, kryen inspektimin e punëve në Qendrën turistike tërësisht të rikonstruuar në ish-shkollën “Strasho Pinxhur” në Vevçan.

"Është vërtet një nder dhe kënaqësi, e plotësuar me një ndjenjë krenarie, kur jeni pjesë e projekteve dhe nismave që realizohen me një përcaktim të fuqishëm për përgjegjësi ndaj qytetarëve, me respekt për traditën dhe të kaluarën dhe potencialet për përfitimet e ardhshme me rëndësi për qytetarët dhe për komunitetin. Një projekt i tillë, i cili i bashkon të gjithë këta faktorë, është Qendra turistike “Vevçani”. Një qendër që u ngjan mjediseve komunale më bashkëkohore evropiane ", tha Kryeministri Zaev deklaratën e tij.

Para rindërtimit të këtij objekti,  ishte një ndërtesë e shkollës së vjetër fillore "Strasho Pinxhur" - Vevçan. Vetë objekti ishte një ndërtim impozant i ndërtuar nga viti 1948 deri në vitin 1951 nga ndërtuesit vevçanas dhe ishin trashëgimtarët e atyre ndërtuesve që morën pjesë në revitalizimin dhe funksionalitetin e tij të ri.

"Në vitin 2016, kur vizitova objektin e rrënuar të ish -shkollës në Vevçani gjatë fushatës elektorale, premtova se këtu do të lindte një Qendër e re turistike multifunksionale "Vevçani ". Dhe ja, sot jemi duke qëndruar para objektit tërësisht të rindërtuar me rregullim bashkëkohor ", tha Kryeministri Zaev.

Qendra turistike "Vevçani" është një objekt modern multifunksional, zona e shfrytëzueshme e së cilit është 1,400 m2, e pajisur me një sallë të madhe kongresesh, disa salla për seminare, një dhomë muze për të prezantuar florën dhe faunën e zonës së mbrojtur Monumenti natyror "Burimet e Vevçanit" dhe mali Jabllanica, me info-qendër, dyqan suveniresh, galeri e hapur për promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të Vevçanit, me pajisje për rregullimin funksional të një qendre turistike multimediale dhe për projektimin dhe printimin e materialeve promovuese, si dhe dhoma me përmbajtje të tjera shoqëruese si p.sh. sallë fitnesi dhe bodybuilding.

"Në vend që të lihet në, me një çati krejtësisht të shkatërruar dhe të dëmtuar, sot në qendër të Vevçanit kemi një objekt modern që i mbante tiparet arkitekturore si një monument për ndërtuesit e tij, por mori një funksion të ri sipas nevojave të reja të komunitetit dhe rajonit. Ky objekt mundëson promovimin dhe zhvillimin e turizmit jo vetëm në Vevçan, por edhe në tërë rajonin, i cili është më i gjerë me Dibrën dhe Debërcën, Strugën, Ohrin, rajonin e Prespës, madje edhe Pelisterin dhe Manastirin, është një nga potencialet më atraktive turistike”, theksoi Kryeministri Zoran Zaev.

Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi theksoi se Qendra turistike “Vevçani9” që është pjesë e Projektit për konkurrencë lokale dhe rajonale, që zbatohet në bashkëpunim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe zyrës së Bankës Botërore, përmes së cilës zbatohen 57 nënprojekte në 10 destinacione turistike.

“Projekti për konkurrencë lokale dhe rajonale zbatohet në një vlerë totale prej rreth 21 milionë euro dhe Programi TAV, me të cilin realizohen 94 projekte infrastrukturore në pothuajse të gjitha komunat, me vlerë prej gati se 50 milionë euro, janë një tregues i shkëlqyer që kjo Qeveri, si asnjë më parë, synon zhvillimin e balancuar rajonal dhe sigurimin e kushteve më të mira të jetesës për qytetarët dhe kushte më të mira për zhvillimin ekonomik lokal të ekonomisë në tërë vendin. Qendra turistike në Vevçan do të rrisë atraktivitetin e këtij destinacioni dhe do të pasurojë përvojën që turistët do të fitojnë kur vizitojnë Komunën e Vevçanit”, potencoi Bytyqi.

Kryetari i komunës së Vevçanit Sasho Jankoski në deklaratën e tij tha se realizimi i këtij projekti më në fund realizoi ëndrrën e vevçanasve për rindërtimin e objektit të shkollës së vjetër dhe se Qendra turistike hap mundësi për zhvillimin e objekteve lokale dhe përmirëson atraktivitetin e komunës, të Strugës dhe Ohrit dhe rajonit më gjerë.