Carovska në Probishtip: Shkollat janë përgatitur për vitin e ri shkollor, vëmendja është përqendruar në mënyrë të barabartë në cilësinë e mësimit dhe sigurimin e nxënësve dhe mësimdhënësve

Komunikimi është intensiv me vetëqeverisjet lokale dhe me udhëheqësit e shkollave para fillimit të vitit të ri shkollor, me qëllim që të gjithë të jemi të përgatitur mirë dhe ta kthejmë mësimin në klasë, ku në fakt ka edhe efektin më të madh jo vetëm për sa i përket njohurive të nxënësve. por edhe për sa i përket socializimit dhe rritjes dhe zhvillimit psikofizik. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë vizitës së sotme në SHF "Nikolla Karev" në Probistip me qëllim të inspektimit të kushteve që i ofroi shkolla për pranim të nxënësve dhe mësimit me prani fizike.

 "Pandemia vazhdon, por nuk guxojmë të lejojmë shkollat ​​të mbyllen në ditën e parë të vitit shkollor. Rekomandimi i UNICEF-it dhe të gjitha organizatave të tjera që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve është e qartë, ato duhet së pari të hapen dhe të mbyllen të fundit. Sepse nuk ka opsion më të mirë për nxënësit me mësim me prani fizike. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët tanë, sepse po hyjmë në një vit të ndryshimeve të mëdha në sistemin arsimor, siç e dini, fillojmë me reforma në klasën e parë dhe të katërt, të cilat përndryshe nuk do të kishin arritur efektin e projektuar, nëse mësimi zhvillohet përmes ndonjë forme tjetër dhe nuk ka ndërveprim të drejtpërdrejtë me mësimdhënësin - nxënësit", tha Carovska.

Ministrja shtoi se është e kënaqur me atë që ka pa gjatë vizitave intensive në komunat dhe shkollat komunale gjatë këtij muaji dhe vlerëson që shkollat ​​janë të përgatitura për cilësi, por edhe për mësim të sigurt, që do të thotë arsimim i mirë i fëmijëve, por në të njëjtën kohë për të mbrojtur shëndetin e tyre, si dhe shëndetin e mësimdhënësve.

 "Shkollat ​​u informuan me kohë për të gjitha gjërat që, përveç mjeteve për higjienë dhe mbrojtje nga virusi, duhet t`i prokurojnë që të kemi proces arsimor cilësor dhe pothuajse të gjithë siguruan atë që është e nevojshme. Në shumë klasa, tabelat e gjelbra të vjetra janë zëvendësuar me tabela   interaktive, janë prokuruar pajisje vizuale, ndërsa siç e dini, nëpërmjet MASH-it është realizuar prokurimi i 10.000 kompjuterë tablet për nxënësit e klasave të katërta nga familjet me rrezik social, që të mund t`i përdorin tekstet shkollore digjitale të reja. Do të kujtoj se në rrjedh është prokurimi i pajisjeve për kabinetet në shkencat natyrore në mbi 260 shkolla, ndërsa shpërndarja e teksteve shkollore, ato të reja të shtypura nga klasa e parë deri në të tretën, por edhe të miratuarat dhe për të gjitha klasat e tjera, filluan me kohë dhe do të përfundojnë deri më 1 shtator "tha Carovska.

 Në vitin e ri shkollor fillon të implementohet në etapa Koncepti i ri për arsimin, i cili duhet të sigurojë mësim më cilësor, ndërveprim më të madh ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve dhe proces të mësimi me kuptim dhe zhvillim të menduarit kritik tek të rinjtë. Për këtë qëllim, ishin përgatitur programe mësimore të reja për klasën e parë dhe të katërt, ndërsa në bazë të tyre, u përgatitën materiale të reja mësimore. Për herë të parë, nxënësit e klasave të katërta do të kenë në dispozicion materiale mësimore digjitale, dhe të njëjtat gjithashtu janë të disponueshme në format audio dhe të shtypura në alfabetin e Brajit për nxënësit me shikim të dëmtuar.