Zëvendëskryeministrat Grubi dhe Bytyqi dhe kryetari i qytetit të Shkupit Shilegov prezantuan projektin për një nyje të re në bulevardin Sllovenia - Fillon të realizohet një projekt shumë i rëndësishëm, për nevojat reale të qytetarëve dhe zhvillimin e ekon

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në një konferencë të përbashkët shtypi prezantuan projektin për një nyje të re në Shkup, me të cilën duhet të lidhen bulevardet “Sllovenia”, “Nikolla Karev” dhe “Hasan Prishtina”, e cila do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen dhe do t'i përgjigjet nevojave reale të qytetarët dhe biznesmenët që jetojnë dhe punojnë në këtë pjesë të qytetit.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi theksoi se shumë projekte po zbatohen në Shkup dhe në mbarë vendin për nevojat reale të qytetarëve. Ai informoi se vlera e projektit është rreth 550 milionë denarë, kurse për fazën e parë 2 milionë euro janë siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rebalancin e buxhetit për realizimin e investimeve kapitale, me rebalancin e buxhetit për realizimin e investimeve kapitale, kurse me realizimin e projektit do të arrihet një zgjidhje moderne infrastrukturore-rrugore, me shtigje të rregulluara për këmbësorë dhe biçikleta dhe brez të gjelbër.         

“Sot këtu jemi me zëvendëskryeministrin Grubi dhe kryetarin e qytetit të Shkupit Shilegov, pranë kryqëzimit midis bulevardit “Sllovenia” dhe “Rrugës së Kaçanikut”, gjegjësisht bulevardit “Nikola Karev”, ku do të fillojë ndërtimi i një nyje të re, e cila pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun në hyrjen dhe daljen veriore nga qyteti, por edhe për të lidhur sa më mirë komunat Karposh, Butel, Çair, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare, si dhe për të mundësuar kushte më të mira për kompanitë që operojnë në zonën industriale të Vizbegut. Vizbegu është një zonë ekonomike me mbi 700 milionë euro xhiro vjetore dhe mbi 2.500 të punësuar dhe realizimi i kësaj nyje e cila është shumë e nevojshme për ta, tregon në praktikë partneritetin e kësaj Qeverie me ekonominë dhe qytetarët. Sepse, infrastruktura e mirë do të thotë lidhje e mirë, lidhja e mirë do të thotë bashkëpunim, bashkëpunimi do të thotë zhvillim”, nënvizoi Bytyqi.

 

Zëvendëskryeministri theksoi se Qeveria është e përkushtuar që të mundësojë cilësi më të madhe dhe më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët e vendit tonë me ç’rast përkujtoi se përmes projekteve nga Programi TAV pothuajse në të gjitha komunat po realizohen 94 projekte, me vlerë prej 50 milionë euro, ndërsa përmes Programit të konkurrentshmërisë lokale dhe rajonale përfundojnë 57 projekte me vlerë prej 21 milionë euro, të cilat u realizuan në 10 destinacione turistike në mbarë vendin.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, shprehu kënaqësinë që po fillohet me zbatimin e një projekti kapital, i cili ka qenë kërkesë e qytetarëve të Shkupit për dekada të tëra. Mjetet për fillimin e fazës së parë të projektit sigurohen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes rebalancit të buxhetit, njoftoi zëvendëskryeministri.

“Jam i lumtur që si Qeveri, mund të kontribuojmë në ndërtimin e një historie tjetër të Shkupit, një Shkup më të mirë për të gjithë ne.” Unë isha aktivist i shoqërisë civile kur rrëzoja muret që ndanin qytetin, si rezultat i çmendurisë monoetnike, monofetare, monokulturore, monopartiake të quajtur “Shkupi 2014”. Sot, i zgjedhur nga qytetarët për të shërbyer, mund të kontribuoj në ndërtimin e urave, bulevardeve, parqeve dhe projekteve të tjera të infrastrukturës. Ky është ndryshimi, i cili kontribuon në barazi, e jo në ndarje, që ndërton ura, e jo mure. Zgjedhja jonë është e lehtë dhe e qartë. E duam Shkupin të tërin për të gjithë, jo për ata dhe për ne. E duam Shkupin unik, jo Shkupin nga ana e djathtë dhe e majtë e Vardarit. Duam një Shkup të zhvilluar,” tha zëvendëskryeministri i parë Grubi.

Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tha se ndërtimi i nyjes në bulevardin “Sllovenia” është një projekt i madh për qytetarët e Shkupit, dhe së bashku me nyjën në Momin Potok ata janë në njërën nga dy rrugët kryesore që lidhin pjesën veriore me atë jugore të qytetit.

 

“Ndërtimi i kësaj nyje ka një rëndësi të veçantë për shkak të depërtimit të dy bulevardeve, bulevardit “Sllovenia” në Karposh dhe bulevardit “Hasan Prishtina” në dalje drejt Kosovës. Pas përfundimit të procedurës së prokurimit, pres që të fillojmë me ndërtim që këtë vit dhe ta përfundojmë atë prej 2 deri në 2,5 vjet filluar nga tani. Për të zvogëluar bllokimet e trafikut në këtë drejtim, projekti parashikon një nyje rrugore të sheshtë, ndërtimi i të cilit parashikon 5 rampa që lidhin drejtpërdrejt bulevardet “Sllovenia” dhe “Nikola Karev” dhe rrugën “Novoprojektirana 6”. Trafiku i sigurt dhe lëvizshmëria e qëndrueshme urbane mbeten ndër prioritetet kryesore të kësaj administrate të qytetit, kurse me këtë qytetarët vazhdimisht njohin dhe mbështesin atë që do të sigurojë një jetë më cilësore për të gjithë”, tha kryetari i qytetit të Shkupit Shilegov me rastin e promovimit të projektit për nyjen e re në pjesën veriore të qytetit.