Kryeministri Zaev e filloi pjesëmarrjen në Forumin Strategjik Bled kushtuar ardhmërisë së Evropës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e filloi pjesëmarrjen në Forumin Strategjik Bled, që këtë vit i kushtohet temës “Ardhmëria e Evropës”.

Kryeministri Zaev në Bled u prit nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, pas së cilës bashkërisht shkuan në Panelin e parë të liderëve, ku fjalim mbajti kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zaev, me kontributin e tij aktiv, do të merr pjesë në panelin e liderëve që do të mbahet sot pasdite “Ardhmëria e Evropës – Zgjerimi”, ku fjalim hyrës do të mbajë Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Në këtë Panel marrin pjesë Komisari për fqinjësi dhe zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheji, kryetari i Këshillit Evropian, Çarlls Mishell, përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kristijan Shmit, si dhe kryeministrat e Sllovenisë, Janez Jansha, i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i Kosovës, Albin Kurti, i Polonisë Mateush Moravjecki, i Shqipërisë, Edi Rama, kryesues dhe anëtar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, si dhe Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu dhe i Bullgarisë, Rumen Radev.

Në Forumin strategjik në Bled të këtij viti, në panelet tjera do të marrin pjesë edhe shumë shefa të tjerë të shteteve dhe qeveri nga rajoni dhe më gjerë në Evropë, përfaqësues të lartë zyrtarë të institucioneve të BE-së, si dhe i më shumë organizatave think-tank ndërkombëtare.

Në kuadër të programit të tij gjatë Forumit, Kryeministri Zaev do të ketë disa takime dypalëshe me disa prej pjesëmarrësve në Forumin Strategjik Bled.