Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Lupço Nikolovsk, me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe kryetarin e komunës së Lozovës, Aco Velkovski, sot e lëshuan në përdorim sallën e sportit në Shkollën Fillore Komunale “Metodi Mitevski Brico” në Lozovë.
Me këtë nxënësit në këtë shkollë fillore nga ky vit do të kenë kushte do të kenë kushte bashkëkohore për realizimin e mësimit për arsim fizik dhe shëndetësorë, pasi në të gjitha vitet e mëparshme përmbajtja e kësaj lënde u realizua në ambient të hapur ose në klasat e përshtatura në periudhën e dimrit.
Në sipërfaqe prej 650 metra katrorë, salla sportive përbëhet nga një fushë e kombinuar për më shumë spore, zyrat e mësimdhënësve, dhomat e zhveshjes për studentët meshkuj dhe femra dhe është e pajisur plotësisht me pajisje sportive dhe rekuizita për të luajtur dhe kryer sporte të shumta dhe aktivitete sportive të tilla si ato të futbollit, hendbollit, volejbollit, basketbollit, gjimnastikës.
Në sallën e sporti ka një pjesë dhe pajisje për arsimin shëndetësor dhe monitorimin e shëndetit fizik të nxënësve, e cila është me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e plotë të nxënësve.
Salla në shkollën fillore komunale "Metodi Mitevski Brico" në Lozovë është pjesë e projektit për ndërtimin dhe pajisjen e 145 sallave sportive, nga të cilat deri më tani janë përfunduar 30 në shkollat e mesme, 60-të në shkollat filore, ndërkaq edhe 7-të në shkollat fillore janë në fazën e ndërtimit. 30-të janë përfunduar deri më tani në shkollat e mesme, 60 në shkollat fillore, dhe 7 të tjera në fillore shkollat janë ne ndërtim.
Për ndërtimin dhe pajisjen e kësaj salle sportive nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë ndarë më pak më shumë se 24 milionë denarë.