Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot ishte në inspektimin e rikonstruimit të rrugës lokale në fshatin Bojanë, Komuna Saraj.
Së bashku me kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, patën mundësi që të shohin një pjesë të rikonstruuar të rrugës dhe të ndjekin aktivitetet të cilat zhvillohen në terren për përfundimin e tërësishëm të rrugës.
Siç theksoi, përmirësimi i infrastrukturës në gjithë territorin e Qytetit të Shkupit është vërtetim për atë se qytetarët janë të rëndësishëm në mënyrë të barabartë.
Në vazhdim të kësaj kumtese ua dërgojmë fjalimin integral të Kryeministrit Zaev:
“Gjithmonë dhe me kënaqësi të veçantë i pranoj ftesat për ngjarje nga të cilat shihet kujdesi i komunave dhe pushtetit qendror për nevojat prioritare të qytetarëve nga bashkësitë lokale.
Prandaj, sot jam këtu dhe bashkë me kryetarët e Shkupit dhe Sarajit, Shilegov dhe Bexheti dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, po bëjmë inspektimin e punëve ndërtimore të kësaj rruge lokale.
Deri më tani 800 metra nga rruga janë përfunduar, ndërsa mbeten edhe 800 metra tjera.
Gjatësia e përgjithshme e rrugës është 3 km me gjerësi prej 5.8 metrave, ndërkaq paralelisht punohet në rikonstruimin e rrugës dhe ndërtohen rrjet i ri i ujësjellësit, si dhe kanalizim i ri i ujërave atmosferik.
Projekti përfshin edhe shteg këmbësorësh bashkëkohor dhe të sigurt, si dhe hapësira të gjelbra në gjatësi prej 4 kilometra.
Me këtë projekt për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale në rrugicave në komuna e përmirësojmë jetesën urbane, sigurojmë zhvillim ekonomik lokal, siguri në trafik dhe përmirësim të komunikimit mes qytetarëve.
Rikonstruimi i rrugës deri në fshatin Bojanë është vetëm një nga dhjetëra projekte investuese të autoriteteve lokale në vendin tonë që kanë mbështetjen e tërësishme të Qeverisë përmes programeve të ndryshme.
Me 70 milionë euro ndihmë të drejtpërdrejtë për komunat në periudhën e ardhshme, planifikojmë të rikonstruojmë rreth 450 kilometra rrugë dhe rrugë lokale në të gjitha 80 komunat në vend.
Thirrja e parë mbuloi 17 komuna dhe rikonstruimin e 27 rrugëve me një gjatësi totale 23.62 km, me vlerë mbi 4 milionë euro.
Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në rindërtimin e rrugëve në komunat Karposh, Gjorçe Petrov, Tetovë, Kratovë, Berovë, Makedonski Brod, Prilep, Negotinë dhe shumë të tjera. Po ndërtohen rrugë si asnjëherë më parë.
Thirrja e dytë është realizuar, për këtë projekt i cili nisi rikonstruimin e 35 rrugëve në 21 komuna, me një gjatësi totale prej 35,5 kilometra, me vlerë prej rreth 7 milionë euro, ndërsa vijon përgatitja e thirrjes së tretë, e cila duhet të përfshin rindërtimin e 60 kilometrave shtesë të rrugëve lokale.
Secila komunë për këtë qëllim ka në dispozicion prej 500,000 deri në 2 milionë euro.Këto janë fonde të pakthyeshme, me të cilat komunat rindërtojnë rrugë dhe rrugica, të cilat janë prioritet për qytetarët e komunës së tyre.
Përveç këtyre programeve për mbështetje për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore në komuna është programi TAV me të cilin janë realizuar gjithsej 94 projekte infrastrukturore, në një vlerë totale prej 49.7 milionë euro.
Deri në fund të vitit 2022, ne presim që të rehabilitohen ndërmjet 120 dhe 150 kilometra rrugë dhe rrugica lokale”.