Trupi nacional koordinativ për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Trupi nacional koordinativ për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut është formuar me vendim të Qeverisë në seancën e mbajtur në 17 prill të vitit 2018 (Gazeta Zy. nr.69/2018 datë 19.4.2018).
Trupi nacional koordinativ përbëhet nga gjithsej 14 anëtarë dhe zëvendësit e tyre, përfaqësues të Zyrës së Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministri dhe organizata të personave me aftësi të kufizuara.
Formimi i Trupit nacional koordinativ për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave paraqet detyrim të shtetit në përputhje me nenin 33 të Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Si mekanizëm nacional për zbatimin e Konventës, kryen koordinim të ministrive dhe institucioneve nën kompetencën e tyre për aktivitetet që duhet të ndërmerren dhe të respektojnë parimet dhe principet e Konventës së OKB-së. Gjithashtu, Trupi nacional koordinativ bashkëpunon me personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat e tyre përfaqësuese.
Njëkohësisht, Trupi nacional koordinativ propozon dhe dorëzon mendime për aktet ligjore dhe nënligjore në përputhje me parimet e Konventës së OKB-së. Me fushëveprimin e tij, trupi kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e të drejtave të njeriut të personave me aftësi të kufizuara.
Законска рамка:
- Convention on the Rights of Persons with Disabilities and Optional Protocol (EN)
- Konventa e KB -së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, 2006 (Maqedonisht)
- Ligji për Ratifikimin e Konventës për të drejtat e personave me invaliditet dhe protokolli fakultativ i Konventës për të Drejtat e Personave me Invaliditet, 2011
- Komentet e përgjithshme të Komitetit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara:
- Komenti i përgjithshëm nr.1 - Njohje e barabartë para ligjit, 2014
- Komenti i përgjithshëm nr. 2 - Qasje, 2014
- Komenti i përgjithshëm nr. 3 - Gratë dhe Vajzat, 2016
- Komenti i përgjithshëm nr. 4 - arsimi gjithëpërfshirës, 2016
- Komenti i përgjithshëm nr. 5 - jetesë e pavarur, 2017
- Komenti i përgjithshëm nr. 6 - mosdiskriminimi, 2018
- Pikëpamjet përmbyllëse nga Raporti inicues i Komitetit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, 2018
- Concluding observations on the Initial report of the Committee on the rights of Persons with Disabilities, 2018 (EN)
Dokumente
- Plani aksionar për vitin 2019 për zbatimin e Konventës
- Plani aksionar për vitin 2021 për zbatimin e Konventës
- Udhëzues për përshtatje përkatëse, 2014
- Interpretues i Konventës Ndërkombëtare të OKB -së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, 2018
Raporte vjetore
- Raport vjetor për punën e Trupit nacional koordinativ për zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara për vitin 2018
- Raport vjetor për punën e Trupit nacional koordinativ për zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara për vitin 2019
- Raporti për vitin 2019 nga Plani aksionar për zbatimin e Konventës