Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja Shahpaska nga themelimi i Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve: Fondi i pensioneve është i qëndrueshëm dhe pensionet po rriten dhe po paguhen rregullisht

Kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe kryetarja e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve, Stanka Trajkova, sot mbajtën fjalim në Ditën e Pensionistëve – 20 Shtatori, në mbledhjen solemne me rastin e jubileut 75 vjet nga themelimi i Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë.

Kryeministri Zoran Zaev ua uroj përvjetorin anëtarëve të Lidhjes, që përkon me 30 vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë dhe u uroi atyre edhe shumë vite të tjera të zbatimit të përkushtuar dhe të suksesshëm të misionit të tyre fisnik. Në të njëjtën kohë, ai shprehu vendosmërinë e Qeverisë për të punuar në përmirësimin e cilësisë së jetës kategorisë më të vjetër të qytetarëve që kanë përkushtuar punën e tyre në të ardhmen e këtij vendi.

 "75 vjetori i themelimit të Lidhjes të Shoqatave të Pensionistëve përkon me 30 vjetorin e pavarësisë dhe na kujton atë që nuk duhet të harrojmë - se kjo gjeneratë e qytetarëve mbante barrën më të madhe mbi supet e tyre në një kohë kur shteti po punonte për të konsoliduar ekonominë. Ne jemi të vetëdijshëm se kontributi personal i secilit prej jush është i madh dhe ne jemi të detyruar të shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë të jashtëzakonshme për ju", theksoi Kryeministri Zaev.

Gjatë fjalimit të tij ai theksoi se një prej prioriteteve dhe detyrimeve të kësaj Qeverie dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është kujdesi i barabartë për të gjithë qytetarët përmes konceptit “Një shoqëri për të gjithë” dhe veçanërisht rregullim i padrejtësive ndaj pensionistëve.

 
“Tani dy herë në vit kemi harmonizim të pensioneve me kostot jetësore. Me këtë harmonizim ligjor nga njëra anë i harmonizojmë pensionet me koston e jetesës, dhe nga ana tjetër mbrojmë FSPIM në mënyrë që brezat e ardhshëm të pensionistëve të presin paga të qëndrueshme dhe në kohë të pensioneve të tyre. Deri në fund të vitit, ne do të punojmë në drejtim të ndryshimit të sistemit për llogaritjen e pensioneve, ku do të përfshihet kriteri i rritjes së pagës mesatare, përveç kriterit të rritjes së kostove të jetesës”, nënvizoi Kryeministri Zaev.

Ai theksoi se fondi pensional është stabil, gjë që mundëson që pensionet të rrjedhin në mënyrë të rregullt në përputhje me ligjin që kësaj grupe të qytetarëve u garanton ekzistencë të sigurt gjatë ditëve të pensionit dhe jetë cilësore.  

Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria bashkë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ndërmori një sërë aktivitetesh në drejtim të përmirësimit të shërbimeve sociale për mbrojtje dhe ndihmë të pensionistëve, siç janë kapacitetet e rritura për akomodimin e personave të moshuar dhe pensionistët, shërbimet sociale vizitë dhe kujdes i pensionistëve dhe më shumë qendra ditore dhe shtëpi për pensionistët, për të cilat janë nënshkruar marrëveshje me 19 komuna në shtet. Qeveria Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve u siguroi hapësirë për shfrytëzim të përhershëm me të cilën u krijuar kushte më të mira për punën e tyre.

Ministrja Shahpaska të pranishmëve ua uroj jubileun dhe u falënderua për përkushtimin dhe entuziazmin me të cilin gjatë punës së tyre e ndërtuan shtetin tonë.

Ajo theksoi se fondi i pensionistëve edhe krahas krizës ekonomike dhe shëndetësore shkaktuar nga pandemia me COVID-19, është në gjendje stabile, ndërsa pensionet, si edhe deri më tani, do të vazhdojnë me pagesë të rregullt dhe në kohë.

“Që nga viti i kaluar, ne kemi mundësuar që pagesa e pensioneve të rrjedh para kohës, në katër grupe, varësisht nga lartësia e pensionit. Me këtë, ne mbrojtëm grupin më të prekshëm të qytetarëve tanë nga ekspozimi ndaj KOVID-19 dhe nuk lejuam grupim gjatë marrjes së pensioneve. Mesazhi ynë është i qartë, ne po krijojmë një sistem sipas të cilit pensionistët do të kenë siguri dhe rritja e pensioneve të tyre nuk do të varet nga vullneti politik i dikujt apo nëse do të ketë zgjedhje", tha ministrja Shahpaska.
 
Me këtë rast  ministrja  informoi se me Ligjin për siguri sociale për të moshuarit  që nuk janë shfrytëzues të pensioneve dhe shërbimeve të tjera sociale, u është siguruar një kompenzim mujor prej 6,000 denarësh dhe një shtesë plus prej 1,000 denarë, për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për konsumin e  burimeve të energjisë në amvisëri.
"Gjithashtu sollëm shërbimin, ndihmë dhe kujdes për të moshuarit në shtëpinë ku zbatohet në kushte shtëpiake. Kujdestarët ndihmojnë të moshuarit në aktivitetet e përditshme të tyre, veshjen, të ushqyerit, porosinë e ilaçeve dhe të produkteve ushqimore  dhe shëtitjet. Ky shërbim do të ofrohet nga 300 kujdestarë dhe do të mbulojë 900 pensionistë në të gjithë shtetin", tha Shahpaska.

Kryetarja e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve, Stanka Trajkova shprehu faleminderim të madhe për prezencën dhe mbështetjen e Kryeministrit Zoran Zaev, ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe drejtoreshës së FSPIM-së, Biljana Jovanovska.

“Në zhvillimin e saj, kjo Shoqatë e Pensionistëve është rritur dhe zhvilluar  masovikisht  si organizatë joqeveritare multietnike. Sot në vendin tonë ka 324.066 shfrytëzues të pensioneve që sigurojnë ekzistencën e tyre materiale në një sistem pensioni të reformuar. Pensioni mesatar është 15.854 denarë dhe pjesëmarrja e tij në raport me pagën mesatare është 55.2%. Ajo që është shumë e rëndësishme për pensionistët është që ne të kemi pagesa të rregullta dhe në kushtet e pandemisë pensionet janë paguar para kohe në disa grupe duke filluar nga nivelet më të ulëta, në mënyrë që të sigurohet mbrojtje parandaluese e pensionistëve", theksoi Trajkova.
 
Gjatë përfundimit të mbedhjes solemne, kryetarja e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme, u ndau dekorata Kryeministrit Zoran Zaev, ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe drejtoreshës së FSPIM-së, Biljana Jovanovska.