Hulumtime

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  kryen hulumtime tematike sepse përpiqet të praktikojë sa më shumë gjithëpërfshirje në krijimin e politikave, si dhe nevojën për të marrë vendime dhe për të përcaktuar politikat publike në bazë të të dhënave, fakteve, analizave dhë në bazë të mendimeve të qytetarëve. Një nga mjetet që mundësojnë gjithëpërfshirjen është hulumtimi i mendimit publik të qytetarëve për politikat aktuale që zbatohen dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Të dhënat nga këto hulumtime, përveç për  Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë të hapura për përdorim nga të gjitha mediat e interesuara, qytetarët, organizatat, hulumtuesit dhe institucionet.

Hulumtimet janë vegël për kuptimin thelbsor të nevojave dhe pritjeve të qytetarëve, për mendimin publik për politikat e ndara, për gjendjet aktuale në shoqëri, për cilësinë dhe efikasitetin e punës së qeverisë dhe institucioneve të ndara dhe çështje të tjera me interes për publikun dhe institucionet.


HULUMTIME TË REALIZUARA