Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nesër, bashkë me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, do të vizitojnë Republikën e Slloveni për të marrë pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Bërdo – Kranj.
Në Samit, i cili mbahet gjatë kryesimit slloven me BE-në dhe i cili do të mbledh liderët shtetëror dhe qeveritë e vendeve anëtare të BE-së, liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe liderët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian, do të bisedohet për politikat e BE-së për Ballkanin Perëndimor në periudhën në vijim, përfshirë edhe temën e zgjerimit.
Në këto tema Kryeministri Zaev do të merr pjesë në dy panel diskutime.
Në kuadër të agjendës së tij në Samitin në Bërdo – Kranj, Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev do të realizojë takim pune bashkë me Presidentin e Republikës së Francës, Emanuel Makron, me Kancelaren e RF të Gjermanisë, Angela Merkel dhe me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.
Kryeministri Zaev do të ketë takim të përbashkët edhe me Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha, me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe Eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe për zgjerim, Oliver Varheji, si dhe takim të veçantë dypalësh me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për politikë të jashtme të BE-së, Zhosep Borel.
Në margjinat e Samitit, Kryeministri Zaev do të ketë takime dypalëshe edhe me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kalas dhe Kryeministrin e Irlandës, Majkëll Martin.