Përfshihen blloku i dytë i REK Bitola, qytetarët të mos kenë frikë nga kufizimet

Në drejtim të sigurimit të stabilitetit të sistemit elektroenergjetik, prej sot në funksion është vendosur edhe blloku i dytë i REK Bitola, që do të thotë se kombinati punon me të dy blloqet siç ishte paraparë.

Qytetarët nuk ka nevojë të frikësohen sepse sasitë e energjisë elektrike për ta janë siguruar në tërësi nga ana e SHA EMV edhe atë me çmim prej 36 euro për orë. Për momentin çmimet janë katër deri në pesë herë më të larta nga ai çmim dhe kjo është vetëm tregues se Qeveria ka bërë vlerësim të mirë duke prezantuar furnizuesin universal, që mbron amvisëritë nga shpenzuesit e vegjël.

SHA EMV për momentin i plotëson nevojat e furnizuesit universal EVN Home për furnizimin e amvisërive.

Në mënyrë shtesë, te ne veçmë janë ndërmarrë një pjesë e  madhe e masave që i rekomandoi Komisioni Evropian për vendet anëtare për mbrojtjen e goditjeve të çmimeve me energji elektrike.

U miratua edhe masa për uljen e TVSH-së te energjia elektrike në korrik të këtij viti. Qëllimi i kësaj mase ishte pikërisht mbrojtja e standardit të qytetarëve, gjegjësisht të mundësohet çmim më i ulët dhe ulje e shpenzimeve në amvisëri.

Ne si shtet nuk mund të ndikojmë në ngjarjen e bursave botërore dhe pikërisht për këtë bëjmë përpjekje që përmes SHA EMV dhe rritjes së prodhimit të sigurojmë sasi shtesë të energjisë elektrike që do të amortizojë goditjen në çmime dhe kompani.

Si rezultat i bashkëpunimit me Odën Ekonomike dhe Qeverinë, është dakorduar që të ndërmerren masa dhe të sigurohet energji elektrike vendase më e lirë përmes SHA EMV, gjegjësisht me rritjen e prodhimit të kompanisë shtetërore energjetike, me qëllim mbrojtjen e ekonomisë dhe subjekteve ekonomike.

Me drejtimet e reja, SHA EMV, si garanci dhe stabilizator i çmimit të energjisë elektrike, planifikon prodhim shtesë nga dhjetori i vitit 2021 deri në prill të vitit 2022, me ç’rast u shpall edhe thirrje publike ndërkombëtare për furnizimin e qymyrit për punën e bllokut të tretë në REK Bitola dhe për vazhdimin  e punës së REK Oslomej. Me këtë energji të prodhuar duhet të përforcohet sistemi elektro-energjetik, ndërsa sasitë shtesë, gjegjësisht tepricat, SHA EMV do t’i shesë në tregun e lirë për kompanitë maqedonase dhe me këtë do të realizojë të ardhura për kompaninë dhe për shtetin.

Sasitë e qymyrit për Oslomej do të sigurohen, ndërsa për sasitë e qymyrit për Manastir është shpallur thirrje e re dhe po bëhen përpjekje serioze përmes bashkëpunimit në nivel politik me vendet fqinje të sigurohen edhe këto sasi të qymyrit.

Si pjesë e bashkëpunimit me Odën Ekonomike, po analizohen edhe mundësitë për sigurimin e mazutit në afat sa më të shkurtër, që do të mundej edhe TEC Negotino të kyçet dhe të punojë me kapacitet të plotë. Në periudhën e ardhshme prej dy javësh presim edhe TEC Negotino të fillojë me punë provë, duke pasur parasysh se radhën e fundit ka punuar në vitin 2009.

Lidhur me tërheqjet e energjisë elektrike nga sistemet rajonale, Ju informojmë se ekzistojnë Rregulla për balancim që dalin nga Ligji për energjetikë.

Në ta është qartë e përcaktuar se operatori i sistemit elektro-përçues u faturon pjesëmarrësve në treg të energjisë elektrike për devijimet nga transaksionet fizike të paralajmëruara, me çmime të llogaritura në pajtim me metodologjinë për llogaritjen e kompensimit për shërbimet e balancimit të përcaktuara në rregullat për balancimin e sistemit elektroenergjetik. Kjo do të thotë se ata shpenzues që kanë bërë disbalanc të përcaktuara për balancimin e sistemit elektroenergjetik. Kjo do të thotë se ata shpenzues që kanë bërë disbalanc duke marrë më pak rrymë elektrike, do të duhet të kompensimit shpenzimet për gjendjen e tashme.

 Përmendim se Qeveria gjatë periudhës zgjedhore nuk mund të marrë masa që parashikojnë ndërhyrje financiare nga Buxheti dhe masa të tilla nëse miratohen do të miratohen pas zgjedhjeve, në çdo rast do të plotësojnë nevojat e kompanive energjetike për të ruajtur siguria me furnizim në të ardhmen.
 

I sigurojmë qytetarët, por edhe afaristët se shteti është dhe do të vazhdojë të jetë partner me të gjitha palët e interesuara për të gjetur zgjidhje për të ruajtur mirëqenien e qytetarëve. Situata po monitorohet, po mbahen takime të rregullta mes të gjitha palëve në sektorin energjetik për të gjetur zgjidhjet më optimale për shkak të problemit që ka lindur kryesisht në bursat botërore të energjisë elektrike.