Maqedonia e Veriut siguroi akomodim të përkohshëm të 131 qytetarëve nga Afganistani të punësuar në Kombet e Bashkuara
Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, arritën një grup prej 131 qytetarëve nga Afganistani. Bëhet fjalë për të punësuar të Kombeve të Bashkuara për të cilët Maqedonia e Veriut siguroi akomodim të përkohshëm deri në largimin e tyre në një shtet të tretë. Vendi me këtë vazhdon të ndihmojë në operacionin humanitar ndërkombëtar për ndihmë të civilëve të cilët janë në rrezik nga pushteti i ri taliban.
Pas arritjes u zbatua procedura standarde – kontroll i sigurisë dhe mbrojtjes dhe PCR test.
Do të jenë përkohësisht të vendosur në Shkup, ndërkaq të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga Kombet e Bashkuara.
Për momentin në vend qëndrojnë 531 qytetarë të Afganistanit, për të cilët institucionet sigurojnë dhe ua ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.
Nga Maqedonia e Veriut deri më tani janë larguar 84 qytetarë, të cilëve qëndrim të përhershëm u siguroi Franca, Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Brazili.