Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot mori pjesë në fillimin e fazës së tretë të ciklit investues të kompanisë gjermane “KOSTAL” Maqedoni në Komunën e Ohrit.
Pas ngjarjes, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me atë se çfarë konkretisht bisedohet me mjekët amë dhe nëse është e mundur të pritet rritje e kapitacionit, duke pasur parasysh se Qeveria, përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor, është në komunikim intensiv me ta gjatë kësaj periudhe, ai informoi:
"Po, bisedohet, po shqyrtohen të gjitha mundësitë, shqyrtohen mundësitë financiare në buxhetin e Fondit, në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe për shumë çështje të tjera për të cilat kemi gjetur zgjidhje, jam i bindur se edhe për këtë do të gjejmë një zgjidhje shumë shpejt.
Hap pas hapi, për më pak se pesë muaj kemi zgjidhur çështje që kanë qenë problem prej dekadash, prandaj edhe këtë do ta zgjidhim. Mendoj se në një atmosferë të këndshme dhe miqësore, edhe për këtë do të gjendet zgjidhje. Por, të jemi të durueshëm dhe të ecim përpara, gradualisht drejt një zgjidhjeje përfundimtare," shpjegoi kryeministri Mickoski.