Standardet grafike të Qeverisë dhe ministrive

Për nevojat e standardizimit të dizajnit grafik, paraqitjes dhe markimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministrive, si dhe të gjitha organizatave të tjera në përbërje të ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore, është përgatitur Libri i standardeve grafike. Në shtojcë do të mundeni të njiheni me Librin e standardeve grafike, si dhe me të gjitha detajet e tjera që ju nevojiten që të mund të filloni menjëherë të përdorni gjuhën e re të dizajnimit të Qeverisë.

Stilet grafike

Ngjyrat

Çdo ministri ka ngjyrën e saj unike primare. Ajo përdoret si detaj në logon, në uebfaqet, në materiale të shtypura dhe digjitale dhe paraqet ngjyrën përmes së cilës qytetarët mund lehtë të kuptojnë se për cilin institucion bëhet fjalë.

Institucioni HEX ngjyra Pantone
Qeveria - ngjyra e kuqe #AC162C 187 C
Qeveria - ngjyra e artë #BD9E55 7562 C
Ministria e Mbrojtjes #83874E 5767 C
Ministria e Punëve të Brendshme #160F3D 2765 C
Ministria e Punëve të Jashtme #010081 10294 C
Ministria e Drejtësisë #80151C 1815 C
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale #DB4105 1665 C
Ministria e Financave #660066 2607 C
Ministria e Arsimit dhe Shkencës #54A5DB 7702 C
Ministria e Ekonomisë #66142A 7421 C
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave #0E7568 3295 C
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve #5A5A5A 425 C
Ministria e Shëndetësisë #0061AF 300 C
Ministria e Kulturës #F3811F 158 C
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale #D25459 7418 C
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor #01894B 7725 C
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës #024760 3165 C
Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve midis Bashkësive #ED9E1D 7564 C

Tipografia

Stobi është fonti zyrtar për përdorim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministritë dhe organet tjera shtetërore. Përdoret për tekste cirilike dhe latine. 

Vërejtje: Në titujt dhe tekstet nuk përdoret CAPSLOCK për të shkruar, as Underline për theksimin e pjesëve të tekstit. Përdoret vetëm versioni Bold i fontit të bashkangjitur.

[ Shkarko fontin ]

StobiSerif Regular - Përdoret në logot në pjesën ku është e shkruar “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Nëse është e nevojshme të theksohet pjesë e tekstit, përdoret varianti Bold, jo Underline.
StobiSans Regular - Përdoret në nëntituj në zgjidhje kreative dhe grafike, tekst të memorandumit etj.
StobiSerif Bold - Përdoret në logon në pjesën ku është e shkruar “ Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut” ose emri i Ministrisë, si dhe për potencimin e tekstit kreativ, tituj të Deklaratave të memorandumeve dhe materialeve tjera.
StobiSans Bold - Përdoret në tituj kreativ, materiale grafike dhe materiale të tjera, për theksimin e pjesëve të rëndësishme nga teksti etj.
 

Logoja e Qeverisë

Logoja primare

Versioni primar i logos së Qeverisë, për përdorim të përgjithshëm. Logoja përbëhet nga versioni i stilizuar i stemës së shtetit, i plotësuar me dy vija horizontale të kuqe, të vendosura në mënyrë simetrike majtas dhe djathtas, dhe nënshkrim tipografik.

[ Shkarko pakon vektoriale ]

Versione shtesë të logos

Versione shtesë të logos së Qeverisë që mund të përdoren. Versioni vertikal përdoret posaçërisht në krye të faqes, e vendosur më së larti dhe në qendër, logot shtesë mund të vendosen në të majtë dhe të djathtë të logos së Qeverisë ose nën të. Versioni horizontal përdoret me shtrirje të majtë, zakonisht e para në një kolonë, në të tretën e poshtme të dizajnit, logot e tjera mund të vendosen poshtë ose në të djathtë të logos së Qeverisë.

Versione inverse

Versione inverse të logos të lejuara për sfonde të errëta.

Përdorim i drejtë i logos

Versionet e lejuara për përdorimin e logos dhe aplikimi i tij mbi fotografi.

Mospërdorimi i drejtë i logos

Të gjitha modifikimet arbitrare të logos së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të ndaluara. Logoja aplikohet dhe përdoret EKSKLUZIVISHT siç është e përshkruar në këtë libër.
Rregullat e përshkruara në këtë faqe i referohen të gjitha versioneve të mundshme të shenjës.

Logot e ministrive

Versioni primar i logove të ministrive

Me qëllim të standardizimit të shfaqjes vizuale të ministrive, në shtojcë janë logot primare të të gjitha ministrive. Janë të përbëra nga versioni i stilizuar i Stemës së shtetit, në të majtë të të cilit është emri i shtetit, vija horizontale me ngjyrën e ministrisë dhe emri i institucionit nën linjë.

[ Shkarko pakon vektoriale ]

Versionet shtesë të logove të ministrive

Të gjitha versionet e logove të ministrive - në dy gjuhë, një gjuhë vertilakisht dhe në një gjuhë horizontalish. Secila ministri i ka të gjitha versionet.

Logot dygjuhësore horizontale dhe njëgjuhësore vertikale përdoren ekskluzivisht në pjesën e sipërme të faqes, më së larti dhe të vendosura në qendër. Logoja njëgjuhësore horizontale përdoret gjatë shfaqjes së logos së bashku me logot e tjera në poster ose banderolë, të rreshtuar ekskluzivisht në të majtë dhe në kolonë. Kjo logo mund të shfaqet në të djathtë të logos horizontale të Qeverisë, e dyta në kolonë.

Stema e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Pamja e Stemës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është e rregulluar përmes Ligjit për Stemën. Në përputhje me nenin 2, Stema e Republikës së Maqedonisë paraqet fushë të rrethuar me kallinjë drithërash që lidhen në maje, të ndërthurura me fruta afioni dhe gjethe duhani, të cilat janë të lidhura në fund me shirit të larmuar me motive popullore. Në mes të fushës, përshkruhet një mal në rrëzë të të cilit rrjedh një lumë, ndërsa pas malit lind dielli.

[ Shkarko versionin vektoria ]

Simboli i logos së Qeverisë

Versioni primar i simbolit, i cili përdoret së bashku me tekstin e logos, por edhe si element i mëvetësishëm dekorativ i materialit të brenduar. Ekziston version i plotë, linear, i artë dhe inversiv i simbolit. Versioni linear zakonisht përdoret si element dekorativ në materialet brenduese (në sfondet e faqeve, në dosje, pliko dhe materiale të ngjashme). 

[ Shkarko pakon ]