Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Sekretariatit të Përgjithshëm e filloi pagesën e mbështetjes financiare për 19.060 prodhues të duhanit me vlerë të përgjithshme prej 300 milionë denarë në kuadër të pakos mbështetje për uljen e pasojave të shkaktuara nga KOVID-19 dhe në llogaritë e prodhuesve të duhanit tani më prej nesër do të fillojnë të arrijnë paratë për sasitë e blera.
Bëhet fjalë për mbështetje prej tre denarë për kilogram për duhan të prodhuar dhe të shitur të papërpunuar të klasit të dytë, si dhe 16 denarë për kilogram për duhan të prodhuar dhe të shitur të papërpunuar të klasit të tretë dhe të katërt.
Kësaj mbështetje financiare i parapriu pagesa e subvencioneve për duhan të prodhuar dhe të dorëzuar në vlerë prej 1.7 miliardë denarë, me të cilën mbështetja qeveritare për prodhimin e duhanit në vit të krizës botërore shëndetësore dhe ekonomike është dy miliardë denarë.