Me ceremoni shtetërore-ushtarake, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit u organizua pritje e mbetjeve mortore të qytetarëve të vdekur në aksidentin e autobusit më 23 nëntor në Republikën e Bullgarisë.
Kufomat e 45 bashkëqytetarëve tanë, të cilët arritën në aeroportin e Shkupit me avionë të ushtrisë bullgare, i pritën Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministri Zoran Zaev, si dhe përfaqësues të tjerë përfaqësuesit më të lartë të këtyre, si dhe të institucioneve dhe organizatave të tjera fetare.
Në pritjen e mbetjeve mortore të të vdekurve në aksidentin tragjik morën pjesë edhe pjesëtarë të familjeve të tyre.
Përfaqësues të lartë të kreut shtetëror, Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, Kryetrari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, në ceremoni vendosën kurora me lule dhe u përkulën para kortezhit mortor të viktimave, me çka arkivolet me mbetjet mortore iu dorëzuan familjarëve që të varrosen në vendprehjet e tyre të përhershme.
Përshëndetje të fundit deri te viktimat dërguan edhe nga Republika fqinje e Shqipërisë, Republika e Bullgarisë dhe Republika e Kosovës.
Për nder të viktimave, kurorë me lule të freskëta vendosën edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.
Para kortezhit mortor, kurorë me lule të freskëta vendosi edhe delegacion i Qeverisë, të cilin e udhëhoqi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.