Kjo Qeveri e dëgjon dhe e kupton zërin e punëtorit, me Sindikatat u dakorduam të gjejmë zgjidhje për pagë më të lartë minimale dhe për avancimin e statusit dhe të drejtave të punëtorëve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri dhe nga këshilltari i Kryeministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Millan Zhivkoviq, bisedoi me përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe sindikatat qytetare që janë anëtare në të, ndërsa në lidhje me kërkesat e sindikatës për një pagë minimale më të lartë, nevojën për të vendosur përfundimisht ditën e diel si ditë jo pune, të drejtën e pagesës së pagesës së pushimeve, gjegjësisht K-15, për sektorin publik dhe marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin privat.

Përfaqësuesit qeveritarë prezantuan qëndrimet politike qeveritare për promovimin e të drejtave dhe statusit të punëtorëve në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se nga cili sektor vijnë, si dhe përsëritën përpjekjet e Qeverisë që dita e diel të jetë ditë jo pune për të gjithë punëtorët në nevojë. si dhe për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë sa më shpejt në vitin 2022, dhe me qëllim ngritjen deri në 20.000 denarë deri në fund të mandatit.

Ministri Shaqiri në emër të Qeverisë theksoi se detyrim i Qeverisë është që ta dëgjojë dhe ta kuptojë zërin e punëtorit dhe se kjo Qeveri do të jetë gjithmonë e hapur dhe do të përmbushë kërkesat e sindikatave. Ministri shprehu gatishmërinë e plotë për realizimin e një cikli bisedimesh ndërmjet Qeverisë dhe partnerëve social për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme dhe të realizueshme për përmirësimin e statusit të punëtorëve, duke përfshirë edhe ngritjen e pagës minimale.

Qeveria dhe sindikatat ranë dakord që një grup pune të mblidhte të gjitha të dhënat e nevojshme për të përpunuar në detaje zgjidhjet e mundshme operative për synimet e përcaktuara sociale, jo më vonë se 20 janari i vitit 2022.