Zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme për shtyp informuan më detajisht për konkluzionet dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 129-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve dhe pyetje në interes të opinionit.
Në konferencën për shtyp informuan se Qeveria e shqyrtoi dhe e pranoi notën e aderimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me një njësi në njësinë shumënacionale HELBROC BG ku lider është Republika e Greqisë dhe në të cilën me këto forca të armatosura participojnë edhe Republika e Bullgarisë, Republika e Rumanisë, Republika e Qipros, Republika e Serbisë dhe Republika e Ukrainës, të cilat duhet të jenë në gjendje stand-by në gjysmën e parë të vitit 2023.
Zëdhënësit kumtuan se në mbledhjen e djeshme u miratua edhe Propozim-ligji për kontabilitet, i cili ndër të tjera ka për qëllim të ngrit standardet dhe cilësinë e punës së kontabilistëve duke e vendosjen e Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e miratoi edhe propozim-ligjin për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor, në të cilin risi është vendosja e planifikimit shumëvjeçar të inspektimit mbikqrës në mjedisin jetësor me të cilin do të sigurohet mbikëqyrje inspektuese në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në nivel qendror dhe lokal përmes miratimit të Strategjisë nacionale dhe Programit për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor.
Në konferencën për shtyp zëdhënësit theksuan se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ,miratoi tekstin e Propozim-ligjit për rregullimin e statusit të objekteve të ndërtuara pa leje, me të cili parashihet mundësia për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje para 1 janarit të vitit 2021.
Ligji i cili u miratua pas një debati publik të gjerë dhe gjithëpërfshirës, duhet të miratohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë mbledhje, Qeveria gjithashtu shqyrtoi informacionin lidhur me zbatimin konsekuent të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit në pjesën e duhanit të padjegshëm, pajisjet për ngrohjen e tyre dhe cigaret elektronike dhe miratoi mendimin e Ministrisë së Shëndetësisë se produktet jo të djegshme të duhanit dhe pajisjet e tyre ngrohëse nuk bëjnë pjesë në dispozitat për ndalesë së pirjes së duhanit nga Ligji për mbrojtje nga pirja e duhanit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përdorimi i produkteve të padjegshme të duhanit, pajisjet e tyre ngrohëse dhe cigaret elektronike nuk përbëjnë duhan dhe rrjedhimisht, nuk bien nën ndalesën për pirje të duhanit nga neni 3 paragrafi 1 i Ligjit për mbrojtjen nga duhani, gjegjësisht mund të përdoren edhe në pjesën e mbyllur të ambienteve publike. Kjo ndodh për shkak se sipas kësaj dispozite pirja e duhanit është definuar si "posedim ose përdorim i një produkti të duhanit që digjet, pavarësisht nëse tymi thithet apo nxirret në mënyrë aktive".
Si një nga konkluzionet lidhur me këtë informacion, Qeveria e ngarkoi Inspektoratin Shtetëror Tregtar dhe organet tjera kompetente që në veprimet e tyre të veprojnë në pajtim me konkluzionet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Zëdhënësit theksuan se në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi tekstin e propzim-deklaratës për lufë kundër korrupsionit si prioritet strategjik i shtetit dhe politikave shtetërore me konkluzion që të dërgohet për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Nevoja për përgatitjen e kësaj deklarate del nga dokumentet ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit të ratifikuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nga raportet e Komisionit Evropian, si dhe nga dokumentet shoqëruese dhe Strategjia për luftë kundër korrupsionit.
Për informimin e opinionit dhe përfaqësuesve mediatik, Qeveria në mbledhjen e fundit solli vendim për harmonizimin e Protokollit për organizimin e ngjarjeve me prezencë mediatike. Me këto ndryshime parashihet që për pjesëmarrje në ngjarje në ambient të hapur ose të mbyllur, është e detyrueshme posedimi i certifikatës për pranimin e dy dozave të vaksinave ose vërtetim që e kanë kaluar Kovid-19 deri në 45 ditë nga dita e shërimit.
Ky harmozim i protokollit është bërë në konsultim me SHGM-në dhe SPGM-në.
Protokolli i harmonizuar për organizimin e ngjarjeve me prezencë mediatike është publikuar në ueb-faqen e Qeverisë në këtë adresë: https://vlada.mk/
Në pyetjet e gazetarëve rreth mundësisë për të vendosur masa shtesë anti-kovid gjatë kohës së festave, zëdhënësit theksuan se sipas vlerësimeve të ekspertëve, masat restriktive ekzistuese masat kundër shpërndarjes së virusit KOVID-19 janë të mjaftueshme për festat e fundvitit dhe se situata me pandeminë në vend është stabile.
Lidhur me pyetjen se a do të ketë masa plotësuese për përdorimin e armëve, u theksua se Qeveria përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme ndërmerr masa parandaluese dhe represive për ballafaqimin me mjete piroteknike.
“Ditët e fundit, sipas të dhënave janë konfiskuar mbi 30 pjesë piroteknike dhe janë arrestuar disa persona. Paralelisht, Ministria vazhdon me aktivitete parandaluese për të parandaluar shfrytëzimin e këtyre mjeteve. Me këtë rast, zëdhënësit rikujtuan se Ligji për shkeljen e rendit dhe qetësisë publike, i cili në nenin 31 parasheh gjobë në shumë nga 200 deri në 500 euro në kundërvlerë në denarë për ata të cilët në mënyrë të paautorizuar do të përdorin armë zjarri, mjete piroteknike dhe material të ngjashëm eksploziv apo material që digjet lehtë ose në mënyrë të ngjashme e prish rendin dhe sigurinë e qytetarëve”, informuan zëdhënësit.