Inkluzioni në arsimin nuk është akt që mund të kryhet me një aktivitet ose përsëri në disa hapa dhe për periudhë kohore të caktuar. Ajo është proces që zgjat në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa për zbatimin e së cilës dhe avancimi i përgjegjësisë është i përbashkët në të gjitha faktorët shoqërorë dhe ajo vazhdimisht ngritët, që garanton të ardhme më të mirë për çdo nxënës me çfarëdo lloj pengese që të mund ta zhvillojë dhe realizojë potencialin e saj.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska gjatë vizitës së sotme në shkollën fillore me qendër burimore Dr. Zllatan Sremec" ku ishin të promovuara pajisje të reja, pajisje didaktike, senzorë dhe mjete të dedikuara për arsimin më cilësor të nxënësve me pengesa.
“Jam e kënaqur që në 3-4 vitet e fundit është rritur ndjeshëm përgjegjësia shoqërore, por edhe investimet për ngritjen e shkallës së inkluzivitetit të sistemit arsimor kombëtar dhe pres të jetë ashtu edhe në periudhën e ardhshme, sepse çdo fëmijë meriton qasje të barabartë në arsim cilësor sipas nevojave personale. “Lëshime mund të ekzistojnë për çfarëdo lloj tjetër, por asesi për çështje që kanë të bëjnë me interesat më të mira të nxënësve”, tha Carovska.
Ministrja theksoi se në këtë vit vijues shkollat e veçanta janë shndërruar në shkolla fillore me qendra burimore që japin mbështetje serioze të shkollave fillore komunale ku janë të përfshirë nxënësit me pengesa, ndërsa përkujtoi se për herë të parë janë angazhuar 500 asistentë arsimorë që janë detyrim i shtetit dhe për angazhimin e tyre mjetet sigurohen plotësisht përmes Buxhetit të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës.
“Në vitin 2021 kemi siguruar 59 milionë denarë për asistentët arsimor, ndërsa për vitin 2022 kemi paraparë 218 milionë denarë. Numri i asistentëve arsimorë nuk është përfundimtar, nëse shtohet nevoja, gjithsesi do t'ju dalim në ndihmë dhe do të publikohen konkurse shtesë për punësim”, informoi Carovska.
Ministrja tha se Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka ndërmarrë edhe hapa të mëdhenj për përmirësimin e qasjes dhe disponueshmërisë së sistemit arsimor për të gjithë nxënësit, me theks të veçantë të nxënësve me pengesa. Theksoi se nga ky vit sigurimi i qasjes është kusht i detyrueshëm që duhet të plotësohet për marrjen e mjeteve financiare për adaptim, renovim apo ndërtimin e shkollës me mjete nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
“Gjithsesi se është e rëndësishme që të kemi tekste shkollore përkatëse, të adaptuara për nevojat e nxënësve me pengesa. Për këtë arsye vendosëm të fillojmë me futjen në faza të materialeve për mësim në arsimin fillor, të cilat sipas Konceptit të ri, përveç materialeve të shtypura, janë të disponueshme edhe në version elektronik, audio, format, si dhe të shkruara në alfabetin e Brajit”, tha Carovska, duke shtuar se në shkollat fillore me qendër burimore këtë vit u janë ndarë me 2,5 milionë denarë për prokurimin e pajisjeve dhe mjeteve didaktike në mbështetje të arsimit inkluziv.
Përkujtoi se ministria ka kategori të veçantë të bursave për nxënës me pengesa që ndahen me vite të tëra, por edhe në kohë të re mbështetja financiare sigurohet edhe përmes burimeve të tjera, gjegjësisht projekteve në të cilat morën pjesë edhe sektori civil.
Pajisjet dhe materialet didaktike të prokuruara për shkollën fillore me qendrën burimore "Dr. Zllatan Sremec" janë në vlerë prej 1 milion denarë. Mjetet janë siguruar nga Shoqata për Teknologji Asistuese “Hapni dritaret” përmes projektit “Përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore”, i cili përsëri është mbështetur nga Fondacioni i Fëmijëve “Pestaloci”.