Zaev në ndarjen e plaketave me mirënjohje për deputetët e përbërjes së parë shumëpartiake të Kuvendit: Me krenari dhe gjithmonë me respekt do ta kujtojmë kontributin tuaj në krijimin e pavarësisë së vendit tonë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, në një ceremoni të përshtatshme në kuadër të programit të shënimit të 30-vjetorit të pavarësisë, deputetëve të përbërjes së parë shumëpartiake të Kuvendit nga viti 1991 deri në vitin 1994 u ndau pllaketa mirënjohje si shprehje  respektit të thellë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në krijimin dhe zhvillimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran.

Në fjalimin e tij në ceremoni, kryeministri Zaev theksoi se letra falënderuese është njohje edhe e Deklaratës së Pavarësisë, vendimit për shpalljen e referendumit, futjes së pluralizmit, krijimit të institucioneve të reja demokratike, zgjedhjes së qeverisë së parë demokratike, për kushtetutën e parë të shtetit të pavarur dhe për angazhimin e gjithanshëm për ndërtimin e atdheut tonë të përbashkët.

 “17 Nëntori i vitit 1991, si ditë kur u miratua Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, ka një vend të veçantë në harkun kohor të zhvillimit të shtetësisë sonë. Atë ditë u shkruan faqet e historisë sonë me shkronja të arta për të kujtuar se Kuvendi i Republikës Socialiste të Maqedonisë miratoi Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, i para pas shpalljes së sovranitetit dhe pavarësisë më 8 shtator, pas draft-amandamentit të Republikës së Maqedonisë. fshihet atributi socialist para emrit të shtetit”, tha kryetari i Qeverisw, Zaev.

Ai shtoi se ata, deputetët, në bazë të deklaratave që i paraprinë referendumit dhe Kushtetutës së parë të Republikës së Maqedonisë së pavarur, ato për sovranitetin e vendit, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare, miratuan Kushtetutën me të cilën Republika e Maqedonisë është përcaktuar si shtet i pavarur, sovraniteti i të cilit vjen nga qytetarët dhe u përket atyre.

 “Ju, deputetët e përbërjes së parë të Kuvendit shumëpartiak, jeni krijuesit e shtetit të ri demokratik dhe social i cili u themelua mbi parimet e demokracisë parlamentare, ndarjes dhe pavarësisë së tri qeverive, shtetit të së drejtës, ekonomisë së tregut dhe paprekshmërisë së pronës private. Sipas të gjitha standardeve të demokracive moderne, tha Zaev në manifestimin në sallën e ceremonive të Qeverisë.

Zaev theksoi se historia ka shkruar, ndërsa qytetarët do ta kujtojnë, se deputetët e mandatit të parë të Kuvendit Plural nga viti 1991 deri në vitin 1994 morën pjesë në krijimin dhe miratimin e të gjitha akteve dhe dokumenteve të tjera të nevojshme shtetformuese që hapën qartë rrugën për ndërtimin e një shteti të pavarur dhe sovran.

“Në mandatin tuaj, në mandatin e deputetëve të përbërjes së parë parlamentare, përveç referendumit për pavarësinë dhe Kushtetutës së parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, himni shtetëror dhe flamuri u vendosën si tipare themelore të shtetit të pavarur dhe sovran maqedonas. Në tre dekadat që pasuan këtë ngjarje historike, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut u ndryshua edhe tetë herë për të inkorporuar të gjitha atributet e nevojshme institucionale dhe identitare të një shteti të pavarur dhe sovran sipas standardeve të së drejtës vendore dhe ndërkombëtare,” theksoi kryeministri Zaev.

Kryeministri iu kthye momentit aktual dhe tha se sot, kur shënojmë 30 vjet të shtetit të pavarur, Republika e Maqedonisë së Veriut, si partner i barabartë në aleancën më të fuqishme të sigurisë dhe politikës NATO, ndan vlerat e Aleancës, ndërsa si kandidat për anëtarësim në BE pranoi dhe promovoi vlerat evropiane si rezultat i vullnetit të shprehur lirisht të popullit dhe përmes institucioneve politike dhe që përmes një qasjeje të hapur treguam gatishmëri për të bashkëpunuar me të gjithë fqinjët tanë dhe Maqedonia e Veriut filloi të ndryshojnë imazhin për Ballkanin.

 “Këtë vit shënojmë edhe një përvjetor – 20 vjet nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Ndër amendamentet e Kushtetutës sonë të miratuara në këtë periudhë janë ato që dolën nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Qëllimi i këtyre ndryshimeve ishte përforcimi i proceseve të integrimit të brendshëm të të gjitha bashkësive etnike pa asimilim dhe krijimi i bazës për stabilitet afatgjatë ndëretnik. Në bazë të vlerave tona të pranuara me kushtetutë, vendi ynë sot njihet në botë me konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, koncept për të cilin ne kemi çmime të pandarë”, tha kryeministri Zaev dhe falënderoi edhe një herë për kontributin e Deputetëve të përbërjes së parë të Kuvendit shumëpartiak në ditët e para të shkrimit të faqeve të reja të shtetit tonë të pavarur dhe sovran.

Në emër të deputetëve në ceremoni u drejtuan edhe Gjulistana Markovska dhe Muhamed Halili.

Në fjalimin e saj në shenjë falënderimi për mirënjohjen, deputetja nga përbërja e parë e Kuvendit shumëpartiak, Gjulistana Markovska tha se pavarësisht nga përkatësitë e ndryshme partiake, deputetët e gjeneratës 1991-1994 kishin një yll të përbashkët udhërrëfyes – ardhmërinë e Maqedonisë si një shtet të pavarur dhe të begatë.

Deputeti Halili theksoi se përbërja e parë parlamentare në Kuvendin Plural ka një kontribut të jashtëzakonshëm në harmonizimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve pakicë që u arritën me mbështetjen e gjithë popullit në vend.