Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të ngarkuar për diplomaci ekonomike të Republikës së Greqisë, Kostas Fragojanis, i cili është në vizitë dyditore të vendit tonë.
Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për marrëdhëniet mes dy vendeve të cilat në mënyrë të vazhdueshme zhvillohen dhe rriten në nivel të partneritetit strategjik, si përfitim nga Marrëveshja e Prespës.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se të dyja vendet janë fokusuar në avancimin e bashkëpunimit ekonomik, ku vend të veçantë kanë projektet e përbashkëta në energjetikë siç janë ndërtimi i interkonektorit për ndërlidhje të gazit dhe investim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në terminalin për gaz të rrjedhshëm në Aleksandropoli, prej të cilave pritet sigurim i përhershëm të burimeve të energjisë për qytetarët dhe biznesin.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i ngarkuar për diplomaci ekonomike, Fragojanis, potencoi se vendi i tij, si deri më tani, mbetet për mbështetje të fuqishme për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj për anëtarësim në BE si interes i veçantë për Greqinë.