Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot potencoi se rritja e fundit e pagës minimale është hap historik që u realizua përmes dialogut me sindikatat dhe organizimin e punëdhënësve. Krahas faktit që paga minimale tani është 18.000 denarë, është miratuar edhe metodologji e re që garanton rritje të vazhdueshme të minimales në raport me rritjen e produktivitetit të punës. Njësoj, paga minimale do të harmonizohet me rritjen e pagave dhe me rritjen e pagës minimale.
Rritja e pagës minimale, theksoi Kryeministri Kovaçevski, duhet të shkojë paralelisht me rritjen e produktivitetit të punës dhe këtë e pranuan edhe sindikatat edhe punëdhënësit.
Kryetari i Qeverisë shtoi se rritja e pagave duhet të vlejë edhe për sektorin publik dhe se për këtë duhet të ketë dialog me të gjithë partnerët social. Rritja e pagave në administratë duhet të shkojë bashkërisht me rritjen e produktivite4tit të punës që duhet të rezultojë në shërbime administrative më cilësore ndaj qytetarëve.