Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, është takuar me një delegacion të Shtetit të Katarit, i kryesuar nga Halid bin Mohamed Al Atija, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes,
Në takim është shprehur përcaktimi i përbashkët për avancimin e bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes dhe ekonomisë.
Është transmetuar ftesa për kryeministrin Kovaçevski, nga kryeministri në Doha, për vizitë zyrtare në Katar.
Është vlerësuar se Republika e Maqedonisë së Veriut tregon lidership në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe shënon progres
Kryeministri i Qeverisë, Kovaçevski ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut e konsideron Shtetin e Katarit si vend miqësor dhe ka informuar se ekziston interesim për përfaqësim të mundësive për investim në shtetin tonë, para biznesmenëve në Katar.
“Investojmë në standardin e qytetarëve dhe seriozisht jemi të interesuar për investime të reja. Kemi ligje sipas standardeve evropiane dhe politikave monetare sipas standardeve të FMN-së. Janë stabilë denari dhe parametrat makroekonomike. Gjithashtu, kontribuojmë në stabilitetin rajonal si shtet anëtar i NATO-s dhe përmes zhvillimit në iniciativën Ballkani i Hapur. E gjithë kjo hap mundësi për zhvillim të bashkëpunimit të ndërsjellë”, tha kryeministri Kovaçevski.
Sa i përket ruajtjes së paqes në botë, është ndarë qëndrimi se është me rëndësi thelbësore arritja e zgjidhjeve përmes dialogut.
Në lidhje me situatën në Ukrainë, kryeministri Kovaçevski ka theksuar se pozicioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përputhje të plotë me pozicionet e partnerëve tanë strategjikë NATO, SHBA dhe BE, me dënim më të ashpër të pushtimit rus në Ukrain.