Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me zëvendëskryetarin e ngarkuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministrin e Financave, Fatmir Besimi, ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrin për vetëqeverisje lokale, Goran Milevski, mbajtën takim me delegacionin e Bashkësisë Së Njësive Të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), të udhëhequr nga kryetarja dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Në takim i cili u përkushtua në kërkesat e BNJVL-së, u theksua se Qeveria si pushtet qendror e zbaton detyrimin për bashkëpunim me komunat në zgjidhjen e çështjeve në interes të qytetarëve në nivel lokal.
Në takim u diskutuan disa çështje të hapura, si intensifikimi i procedurës për formimin e grupit të punës për vazhdimin e procesit të decentralizimit, si dhe modeli i financimit të vetëqeverisjes lokale. Gjithashtu u diskutua edhe për decentralizimin fiskal, i cili parasheh rritjen e kapaciteteve fiskale të komunave dhe rritjen e të hyrave, por edhe përforcimin e disiplinës financiare të komunave me qëllim uljen e borxheve dhe punën në amvisëri, si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
Në takim u diskutua edhe për kërkesën për financimin në arsim, mbrojtjen sociale të fëmijëve dhe mbrojtjes nga zjarri, si dhe kërkesat në fushën e urbanistikës, ndërtimtarisë dhe tokës ndërtimore. Në takimin e sotëm është diskutuar edhe për efikasitetin energjetik të komunave, si dhe për avancimin e sistemit të pagesës së tatimit të pronës.
Qeveria dhe BNJVL-ja do të vazhdojnë dialogun me qëllim gjetjen e zgjidhjeve më kompetente që i prekin qytetarët në nivel lokal.